Specialistët: Rezervave të naftës po i vjen fundi

Ndryshe nga parashikimet optimiste të agjensive të energjisë, specialistë të ndryshëm japin alarmin se bota ndodhet pranë fundit të rezervave të naftës.
Një zyrtar i energjisë ndërkombëtare, i cili kërkoi të mbetej anonim shkaktoi shqetësime me pohimet e tij, se kambanat kanë kohë që bien.
Sipas tij është zgjedhur në mënyrë të vullnetshme që kjo e dhënë të mbahet larg veshëve të publikut, me qëllim shmangien e panikut te konsumatorët.
Në mënyrë të veçantë vihen në dyshim parashikimet e raportit të fundit mbi perspektivën e ekonomisë botërore, që lënë të kuptohet se prodhimi i arit të zi do të rritet nga ai aktual.
Kritiket argumentojnë se një pohim i tille është i guximshëm dhe këmbëngulin se bota ka kaluar tashmë pikën e prodhimit të naftës.