E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Meta te sjelle Ramen ne Skrapar te kerkoje falje” Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga Skrapari, qe kreu i LSI-se, Ilir Meta te sjelle ne kete qytet Edi Ramen per te kerkuar falje per fyerjet kolektive qe ka bere. Ne mitingun festiv te prezantimit te kandidateve per deputet te Partise Demokratike ne Skrapar, Berisha tha se zoteria qe shetit me autobusin mavi duhet te kerkoje ndjese per sulmet e bera per origjinen skraparlli ndaj aleatit te tij te sotem. “Do t’i kerkoj nje gje Ilir Metes, ta sjelle ketu Edi Ramen dhe ai te kerkoje falje para skraparllinjve per fyerjet kolektive qe i ka bere Skraparit e skraparllinjve. Kete duhet ta beje dhe po se beri kete, asnje vote. Votoni per veten tuaj. Kaq t’i kerkoni, sepse askush ne bote nuk ka te drejte t’ju fyeje juve kolektivisht. Ndaj edhe zoteria qe shetit me autobusin mavi te vije ketu e te kerkoje te falur per ato sulme qe ka bere per origjinen skraparlli ndaj aleatit te tij te sotem”, - u shpreh kreu i qeverise duke shprehur besimin se skraparllinjte jane njerez te mencur dhe do te votojne numrin 44, Partine Demokratike. Ai akuzoi gjithashtu, edhe kandidatin per deputet te Partise Socialiste, Koco Kokedhima qe katranosi, sipas Berishes, rruget edhe ne Skrapar. “Ktheni syte, kur ishin ne pushtet, cfare bene per Skraparin. Edhe rrugen Polican-Skrapar ia dhane Kocos dhe e katranosi. U detyruam ta asfaltojme per se dyti dhe ju jap fjalen se segmenti i mbetur do te rindertohet me shpejtesine me te madhe. Ndaj, ata te cilet duan te shoshin Skraparin turistik, Skraparin e fermereve qe mekemben gjithnje e me shume, Skraparin e punonjesve qe ju rriten rrogat e pensionet, Skraparin e hidrocentraleve qe ndertohen njeri pas tjetrit, te votojne Partine Demokratike”, - vijoi Kryeministri. Sipas tij, jo vetem ne Skrapar, por te gjithe shqiptaret, nuk duhet te besojne fjalet e Rames, qe perpiqet tua shese shqiptareve sapunin per djathe. Berisha tha se Rama eshte i falimentuar, i ka sheshet bosh, qytetaret e kane braktisur, dhe se ve lente te kamerave per te zmadhuar sheshet. “Ja ku jemi gra e burra te lire qe presim me padurim daten 23 qershor, per te firmosur fitoren tone, per te firmosur statusin e vendit kandidat vitin e pare te mandatit, per te firmosur hapjen e negociatave per statusin e anetarit te plote, per te trefishuar fondet per fermeret, per te ndertuar infrastrukturen ne te kater anet e Skraparit. Nje gje jua garantoj, se mandatin e ardhshem jo qe nuk do te jeni me nje xhep ne gjeografi, por do te jeni nje qender e fuqishme e kalimit nga Korca, Permeti, Gramshi, Berati, nga te kater anet. Votoni 44-en”, - u shpreh Kryeministri. Ai premtoi se do te financoje cdo projekt te banoreve te Skraparit per ullishte, vreshta, qershi e dru te tjere frutore kudo ku ti mbjellin.

Berisha: Do te mbrojme me ligj prodhimet tuaja

Ne Kucove, gjate inaugurimit te nisjes se punimeve te rruges “Perondi – Kucove”, Kryeministri Sali Berisha, premtoi se do te mbroje me forcen e ligjit prodhimet shqiptare nga dyndja e prodhimeve te tjera. Ndersa akuzoi kreun socialist, se premton

heqjen e TVSH-se per disa produkte. “Autobusi mavi premton te heqe TVSH-ne per miellin, ne menyre qe ne Shqiperi askush te mos kete me leverdi te mbjelle grure apo miser. Shoku i autobusit mavi erdhi ketu ne Berat dhe deklaroi se vaji i ullirit ka mbetur pa shitur. Ai tani premton te heqe TVSH-ne per vajin e ullirit, cka do te thote qe ju te mos shisni dot edhe 1 liter vaj, sepse vajrat e vendeve qe kane 600-700 milione rrenje ullinj do te pushtojne Shqiperine. Ndaj dhe ne zotohemi ta mbajme TVSH-ne per keto ushqime, por zotohemi te rrisim rrogat dy here me shume se cmimet, te rrisim pensionet dy here me shume se cmimet”, - siguroi Berisha.

KERKESA

“Do t’i kerkoj nje gje Ilir Metes, ta sjelle ketu Edi Ramen dhe ai te kerkoje falje para skraparllinjve per fyerjet kolektive qe i ka bere Skraparit e skraparllinjve. Kete duhet ta beje dhe po se beri kete, asnje vote. Votoni per veten tuaj”, - tha dje Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›