E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk behemi pjese e KQZ, eshte organizate partie Nga Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk do te behet pjese e administrimit te zgjedhjeve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne takimin e zhvilluar dje ne lagjen “Kala” te Beratit, kreu i PS-se tha se KQZ-ja eshte nje organizate partie, prezenca ose jo e PS-se nuk ndryshon situaten per zgjedhjet. “Per respektin tuaj po ju them se ne nuk behemi vasalet e Saliut ne ate organizate partie. Ajo eshte nje organizate partie dhe eksperienca na ka treguar se si me ne e si pa ne aty, ju e pate ne 8 maj ne Tirane, ata jane cete kusaresh te gatshem qe te gllaberojne voten e popullit, por ndryshimi i madh eshte ky zonje, qe kete here ai institucion eshte dhunuar ne rruge antikushtetuese dhe opozita eshte goditur ne rruge antikushtetuese”,- u shpreh Rama ne pergjigje te interesit te nje qytetari per pjesemarrjen e PS-se ne KQZ. Ai shtoi se Partia Socialiste ne keto zgjedhje do te fitoje me me shume se 10 vota dhe mundesia e manipulimeve, sipas tij, do te jete shume me e vogel. “Duke qene ashtu lakuriq le ta mbajne. Nuk do te kene shans ta transformojne vullnetin e popullit pasi ne nuk do te fitojme me 10 vota pertej gjitha manipulimeve qe u bene ne Tirane, por do te fitojme me qindra e mijera vota me teper e nuk do te kete force qe te permbysi fitoren tone”,- u shpreh kreu i PS-se. Ne fjalen e mbajtur ne Berat, kreu i PS-se ka akuzuar mazhorancen per zbatimin e kritereve politike vendosjen e nepunesve ne administrate. Rama ka hedhur dhe akuza te forta ndaj forcave te rendit, duke u shprehur se paguhen qindra mijera euro per drejtuesit e larte te ketij institucioni. “Paguajne nga 3-5mije, e pastaj nga 15- 25 mije, e pastaj deri te 100 mije dhe 200 mije euro ne te gjitha shkallet e hierarkise se Policise se Shtetit, qe nga polici i zakonshem deri te drejtoret kane tarifa per te paguar, per t’ia paguar kupoles se Ministrise se Brendshme qe eshte e lidhur drejtperdrejt me krimin e organizuar edhe me krimin ordiner”,- tha Rama. Ai shtoi se keto akuza nuk jane bere nga Partia Socialiste, por jane thane ne raportet nderkombetare. Ne takimet e zhvilluara ne Qarkun e Beratit, Rama ka premtuar dhe kthimin ne pune te gjithe pronareve qe jane larguar nga puna per bindjet e tyre politike. Ai u shpreh se administrata e qeverise duhet te bazohet vetem te profesionalizmi. “Ajo qe ne e shikojme si sfiden me te madhe eshte qe t’u japim njerezve mundesine te punojne duke i gjetur punes njeriun, dhe jo njeriut punen, duke u bazuar tek aftesia, tek eksperienca, tek e drejta. Te gjithe ata qe jane larguar nga puna padrejtesisht, qe jane shkelur ne dinjitetin e tyre, dhe qe jane lene rrugeve nderkohe qe mund t’i sherbejne shtetit shqiptar me dinjitet, do te kthehen ne pune”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.

Policia e Shtetit: Partite te ndihmojne, jo te hedhin balte

Policia e Shtetit shprehu shqetesimin “per deklaratat fyese dhe sulmet pa baze te kryera nga perfaqesues e drejtues te subjekteve politike, ne menyre te vecante, subjektit Partia Socialiste, ndaj uniformave blu, ndaj policeve te thjeshte dhe drejtuesve te ketij institucioni”. “Policia e Shtetit eshte e indinjuar nga keto akuza, nga keto retorika politike qe jane jashte cdo realiteti. Policia e Shtetit beson se politika mund ta ndihmoje policine ne misionin e saj fisnik e kushtetues ne lufte ndaj krimit. Kjo lloj politike, qe denigron cdo dite Policine e Shtetit, nuk ben gje tjeter vecse ndihmon krimin dhe e inkurajon ate”,- thuhet ne njoftimin e saj. Policia e Shtetit garantoi qytetaret se do te vijoje me angazhim maksimal perpjekjet per te garantuar nje siguri ne parametra optimal, larg cdo ndikimi politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›