E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albatros Rexhaj: Muza, eshte sekreti im magjik Yllka Selita

Albatros Rexhaj eshte shkrimtar shqiptar i lindur ne Prizren por jeton ne Prishtine dhe aktualisht eshte shkrimtar prane shtepise botuese DUDAJ ne Tirane. Eshte autor i disa dramave teatrore, librave te botuar, tekste kengesh te mrekullueshme, si dhe publikimeve elektronike. Gjithnje me synimin qe te jete perhere afer lexuesve te tij, kudo qe ata te ndodhen. Ai eshte nje shkrimtar i dashurise dhe jetes. Autor i vetem i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), nje prej faqeve me te dashura te publikut mbareshqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, proze poetike, proze te shkurter dhe krijime te tjera. Ne nje interviste per suplementin “Summer Time”, Albatros tregon se cfare rendesie ka per te muza, dhe se si ne mungese te saj, nuk ka shkruar per dhjete vite me radhe. Nje shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofet e antikitetit qe u perpoqen ta sjellin filozofine ne rruge, perpiqet ta sjelle filozofine ne rrjet. Rrjetet sociale jane shnderruar ne rruget e lashtesise, ne sheshet ku filozofet shpalosnin idete e tyre per debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit eshte nje filozofi e dashurise per njeriun, per te rigjetur forcen dhe energjite pozitive tek secili, per te anashkaluar urrejtjen dhe friken nga ekzistenca. Se fundmi ka nxjerre ne treg librin “Ditar dashurie i nje shkrimtari” i cili ka pasur mjaft sukses ne Panairin e Librit Tirana 2013ku mori edhe titullin “Shkrimtari i vitit 2013”

Ju jeni autor i disa librave si dhe jeni autori i vetem te “Filozofia Urbane”, nje nder faqet me interaktive ne rrjetet sociale. Ju shkruani per dashurine, jeten dhe kerkimin e te bukures, ku buron i gjithe ky frymezim i juaji?

Une synoj te jem ne mes njerezish. Nuk kam deshire te dallohem apo te vecohem nga te tjeret sepse besoj fuqishem se shkrimtari duhet te ndaje endrrat dhe zhgenjimet e ambientit ku jeton. Frymezimi im buron nga pasioni im per te bukuren ndersa shkrimet e mia jane ne harmoni me ndjenjat e mia. Kur ndihem i dashuruar shkruaj per dashurine, kur ndihem i trishtuar e shpreh kete trishtim, kur ndihem i entuziazmuar dhe plot pasion e shpreh edhe kete. Mbi te gjitha une i shkruaj muzes sime; ate qe e quaj lulja ime, thesari im, me e vlefshmja nder te gjitha misteret. Edhe kur ndodh qe te lodhem eshte nderlidhja ime shpirterore me muzen qe me rikthen besimin dhe idete.

Muza! Kush eshte kjo muze per te cilen ju po flisni me kaq pasion.

Muza eshte sekreti im magjik. Une nuk kam shkruar per 10 vjet, sepse brenda meje e kam ndier nje gjendje te refuzimit estetik. Muza eshte pika e ktheses. Sikur mos te ishte ajo une do te isha ende ne gjendje te gjumit krijues. Megjithate duhet ta theksoj se shkrimtari nuk e sheh muzen vetem si nje femer, krijese te bukur apo te ngjashme, por e sheh si nje shpirt fisnik, nje misherim i te gjitha idealeve qe i synon nje artist. Pasioni per Muzen eshte i liruar nga epshet e egra por eshte nje rrugetim drejt paqes dhe qetesise shpirterore.

Libri “Ditar dashurie i nje shkrimtari” ka pasur mjaft sukses ne Panairin e Librit TIRANA 2013. Ky liber eshte nje autobiografi?

“Ditar dashurie i nje shkrimtari” eshte ditar i sfidave krijuese te shkrimtarit. Natyrisht shkrimtari jam une dhe kjo eshte shume e qarte ne liber. Sfidat krijuese jane pika kryesore te jetes se nje shkrimtari dhe sidomos te nje shkrimtari qe nuk mund te shkruaj nese nuk fuqizohet nga dashuria. Ky eshte shkrimtari ne kete liber; ai eshte i varur nga dashuria dhe per kete, gjate tere librit, theksohet dashuria si nje force krijuese.

Keni marre pjese keto dite ne panairin e librit me nje risi sic eshte libraria elektronike “Filozofia Urbane”, mund te na flisni dicka me shume ne lidhje me kete risi...

Bota po digjitalizohet. Jetojme ne kohen e postes elektronike, sherbimeve bankare elektronike, kartave elektronike dhe natyrisht se tani ka ardhur koha edhe e librit elektronik. Panairi i Prishtines e ka perqafuar frymen e re te panaireve boterore, si p.sh ai i Frankfurtit, ku libri elektronik prezantohet krahas atij tradicional. Une jam shume i kenaqur me interesimin e lexuesve dhe si rezultat i kesaj kemi trefishim te vizitave te libraria elektronike.

Po per rrjetet sociale, FB, Twiter, Instgram etj, cfare mendimi keni? A jane ato sipas mendimit tuaj te dobishem apo ku me se shumti behen thashetheme mbi te tjeter?

Rrjetet sociale sot jane fuqi mediave ne vete dhe jane te pashmangshme. Ne nuk mund te sillemi thuajse nuk ekzistojne sepse atehere do te beheshim Don Kishot. Megjithate duhet ta gjejme nje menyre te pershtatjes qe ta ruajme individualitetin tone dhe ta nxjerrim me te miren nga ky realitet.

Ju vete jeni shume aktiv ne keto rrjete, a keni nje profil tuajin?

Po. Une rri tere kohen ne kontakt me lexuesit e mi dhe kete e beje nepermjet faqes sime “Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)” qe brenda 16 muajsh ka mbledhur mbi 180.000 fansa. Ata jane fuqia ime dhe une perulem para tyre. Shkrimtari nuk duhet te komunikoj nga qielli por duhet te jete ne mesin e lexuesve te vet.

Mendoni se sot ka me pak tabu-ra, gjithnje nese e krahasojme me gjeneratat e mehershme?

Secili brez e ka nje lloj kodi te vetin. Nuk mendoj se ne jemi shume me te ndryshem se brezat e mehershem. Madje mendoj se ne shume gjera jemi bere me te mbyllur dhe kur e them kete mendoj ne te gjithe shqiptaret kudo qe jetojme. Ka shume tabu, ka shume intriga dhe te ngjashme saqe disa jane edhe fare primitive. Njerezit jane bere me te eger sepse ndihet te kercenuar nga njeri tjetri. Individi qe deshiron ta shpalos vecantine e vet rrezikon te kryqezohet sikur te ishte heretik. Puritanet e moralit te rrejshem ne disa gjera jane me te felliqur se inkuizicioni. Ka shume maska. Ndonjehere me duket se jemi shnderruar ne nje teater kukullash.

A ka liri te shfrenuar? Mos eshte kjo problematika?

Liria asnjehere nuk mund te jete e tepruar. Thene kete asnje problem nuk zgjidhet duke e kufizuar lirine. Te gjitha diktaturat nisen nga kjo premise e poshter. Individi duhet te edukohet se liria mbi te gjitha eshte pergjegjesi. Pergjegjshmeria e individit duhet te jete synim i shoqerise sone dhe jo te krijojme fallanga te nje puritanizmi primitiv qe domosdo na kthejne ne kthetrat e diktatures.

Po sa i perket ndjenjave, mendoni se nje nder faktoret e krizes ne cift eshte edhe interneti?

Jo. Faktori i krizave ne cift eshte mungesa e sinqeritetit dhe kjo bindja idiote, qe koheve te fundit eshte perhapur shume, se duhet te kemi kujdes ne shprehjen e ndjenjave. Njeriu eshte qenie e ndjeshme dhe ndjenjat jane ne thelbin e formimit tone si njeri. Si mund te synojme dashurine derisa e kufizojme veten? Si mund ta dashurosh dike nese kete nuk ia shpreh? E di se ka njerez qe thone: “te tjeret do ta keqperdorin sinqeritetin tone”, por nuk duhet ta harrojme se kete e bejne vetem ai/ajo qe nuk te dashuron. Nese dikush nuk te dashuron atehere duhet ta kerkojme ate qe na e kthen kete dashuri.

Dmth ju mendoni se duhet jemi me pasionant, me te hapur?

Gjithsesi! Nuk ka rruge tjeter sepse atehere te gjithe do te behemi robot. Duhet te shprehim ndjenjat dhe nese eshte nevoja edhe te ulerijme sepse njeriu qe e duam nuk meriton asgje me pak se sa tere dashurine tone.

Nese nje dite do te duhet te riktheje koken pas, cfare nuk do te kishe bere me kurre?

Shumecka! Por po ashtu kam frike se perseri do t’i beja te njejtat. Une jam ky qe jam ne saje te nje koleksioni pervojash qe i kam kaluar dhe te gjitha keto jane ne thelbin e botekuptimeve qe i kam krijuar mbi veten dhe boten.

Per nje shkrimtar eshte me e lehte te kerkoj falje nepermjet fjales apo veprimeve? JU kerkoni shpesh falje?

Shkrimtari e ka me te lehte te kerkoj falje nepermjet nje letre por une preferoj ta beje per se gjalli. Nuk me vjen turp te bie ne gjunje, te puth doren ... Jam ne gjendje te beje gjithcka vetem qe ta permiresoje nje gabim qe kam mundur ta beje.

Cfare nuk do te falnit dot kurre?

Nuk di. Mendoj se te gjitha mund te falen, por faljen e meriton vetem ai/ajo qe vertete synon te krijoj nje fillim te ri.

Jeni specifikuar si nje nder personalitetet e letrave, por si eshte nje dite e juaj, si nis dhe perfundon ajo?

Dita ime eshte shume e zhurmshme. Jam tere kohen ne levizje. Punoj tete ore, si te gjithe te tjeret, sepse askush nuk mund te mbijetoje nga shkrimet. Gjate pauzave gjej kohe per miq dhe lexues ndersa ne mbremje i perkushtohem shkrimeve. Dhe ne tere kete lemsh shpesh me ndodhe te them: “hej cfare po ben?” dhe e beje nje FULL STOP. I kthehem rrethit tim te ngushte dhe i mbush baterite. Dhe me pas e tera nise nga fillimi.

Nese nuk do te ishit bere shkrimtar, cfare drejtimi mund te merrnit?

Agjent sekret apo hetues kriminal. Kujdesi ndaj detajeve eshte ne thelbin e formimit tim dhe besoj se do ta gjeja nje menyre qe kete ta shprehja.

Cilat jane projektet tuaj per gjate viti 2013?

Projekti im i radhes eshte libri “Edith” qe do te botohet nga DUDAJ dhe do te prezantohet ne Panairin e librit “TIRANA 2013”. Edith eshte nje rrefim per shpirtin binjak dhe dashurine ne burimin e vet. “Edith” eshte manifest i vullkanit te ndjenjave dhe mendimeve te bukura, qe une si shkrimtar i kam per muzen time.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›