E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta themelon degën e LSI-së në Austri

Vjenë, 21 prill, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjeruar aktivitetin politik duke themeluar degën e saj në Austri. Në takimin e parë të degës së LSI-së në Austri ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Zyra e shtypit të LSI-së, njofton se në mbledhjen e saj të parë dega e LSI-së në Austri ka zgjedhur dhe Kryetarin e Grupit Organizator, Erald Dushku.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Meta, pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së së degës së Austrisë, vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së jashtë kufijve të vendit duke i cilësuar këto organizime si fillimet e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.

Më tej kryetari i LSI-së, u ndal dhe në proceset në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria duke vlerësuar në mënyrë të veçantë atë të liberalizimit të vizave.

Meta theksoi se liberalizimi i vizave, nuk është vetëm një proces i domosdoshëm për zhvillimin e vendit në shumë aspekte, por në rastin e Shqipërisë merr dhe një vlerë humane.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›