E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta thirrje qytetarëve: Në 14 maj votoni për një të ardhme të ndritur të Pukës, Rama i do Bashkitë për t’i plaçkitur

Meta thirrje qytetarëve: Në 14 maj votoni për një të

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim elektoral në Pukë, ku iu ka kërkuar qytetarëve që të votojnë kandidatin e koalicionit Rrok Deda.

Në fjalën e tij Meta akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përmes politikave të tij, ka shpopulluar qytetin e Pukës.

“Në 10 vjet që ai drejton, bashkë me Edi Ramën popullsia në Pukë është përgjysmuar. Është përgjysmuar sepse është zero mbështetja për bujqësinë, është zero mbështetja për blegtorinë, është zero mbështetja për turizmin, për bujtinat.

Vetëm një bujtinë ekziston sot në Pukë, edhe ajo e bërë me aq shumë mundim e sakrifica sa është penduar rrezik edhe i zoti i saj sot”.-tha Meta.

Ai iu bëri thirrje banorëve që më 14 maj të shkojnë të votojnë për një të ardhme më të ndritur të qytetit, ndërsa iu premtoi se korrupsioni do të zëvendësohet me transparencë absolute të çdo vendimarrje të kryetarëve të Bashkisë dhe këshillave bashkiakë.

“Në themel të lirisë suaj qëndron vota e lirë. Premtimi ynë është që ky korrupsion absolut tëë zëvendësohet me transparencë absolute të vendimeve të kryetarëve të Bashkisë dhe këshillave bashkiakë. Ju bëj thirrje të gjithë pukjaneve që të shkojnë të votojnë.

Ju bëj thirrje pukjanvëe që të bashkojë forcat që pas 14 majit, Pukës ri rikthehet gjallëria sepse pyjet, kullotat dhe mundësitë për turizmin malor, ujërat janë të jashtëzakonshme.

Ne duhet t’i bashkojmë të gjithë forcat për ta rikthyer Pukën aty ku i takon, duhet të ketë një të ardhme të ndritur. Fitore për koalicionin tonë dhe të gjithë Pukën.”-u shpreh Meta.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›