E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i OKB-së viziton Pakistanin

Islamabad, 13 gusht - Ministria e jashtme e Pakistanit, njoftoi se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, nesër planifikon të arrijë në Pakistan.

Kjo vizitë do të fokusohet në vërshimet më të mëdha që e goditën Pakistanit në gjithë historinë e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Abdul Basit, tha se Ban Ki- moon do të diskutoj për përpjekjet për ndihma me liderët pakistanezë.

Zëdhënësi Basit ka konfirmuar se kjo vizitë bëhet dy ditë para vizitës së paralajmëruar nga senatori amerikan, John Kerry, i cili do të takohet me zyrtarët pakistanezë, për të biseduar për ndihmat humanitare.

OKB-ja konsideron se nga këto vërshime kanë humbur jetën afro 1600 vetë, ndërsa Islamabadi ka konfirmuar se deri tash janë vrarë 1343 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›