Meta vijon turin Viziton edhe QKL-ne
Ministri i Ekonomise Ilir Meta ka ndalur dje ne Qendren Kombetare te Licencimit pas disa inspektimeve te kryera gjate javes ne institucionet vartese. Ministri eshte njohur me punen e QKL-se problematikat e perditshme si dhe diskutoi me drejtues te saj per ndermarrjen e disa reformave ne drejtim te lehtesimit te procedurave per biznesin. QKL eshte nje institucion i cili ka rritur ne maksimum transparencen ne raport me bizneset dhe njekohesisht eshte nje institucion qe vazhdon te kompletohet cdo dite e me shume ne misionin e tij duke ndihmuar per te permiresuar ne menyre te ndjeshme klimen ne marredheniet per biznesin per te evituar procedurat burokratike dhe korruptive ne maksimum tha Meta. Ministri deklaroi pas vizites se do te vazhdohet me reduktimin e licencave dhe kalimin e tyre ne QKL duke i dale ne ndihme biznesit.