E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni Vodafone Albania mbeshtet te moshuarit ne Diten Nderkombetare te Moshuarve

Breaking Views

Dje ne Diten Nderkombetare te Moshuarve fondacioni Vodafone Albania ne vazhdim te tradites ne mbeshtetje te ketij komuniteti ka ofruar nje dreke speciale per te moshuarit e azilit te te moshuarve ne Tirane duke u dhuruar atyre nje ambient festiv dhe familjar. Pervec te moshuarve dhe stafit te azilit ne kete dreke merrnin pjese edhe drejtori i kabinetit ne Ministrine e Punes z. Kleves Bitro drejtori i fondacionit Vodafone Albania z. Albi Greva si dhe sekretari i pergjithshem i Kryqit te Kuq Shqiptar z. Zamir Muca. Festen e zbukuroi edhe prania e nxenesve te gjimnazit Cajupi.

Ne fjalen e tij pershendetese drejtori i fondacionit Vodafone Albania uroi te moshuarit ne diten e tyre dhe garantoi mbeshtetjen e vazhdueshme nga ky fondacion me projekte te ndryshme per kete pjese te komunitetit i cili ka nevoje per sa me shume dashuri dhe mbeshtetje nga shoqeria. Nje tjeter njoftim nga fondacioni Vodafone Albania ishte edhe financimi i projektit te Kryqit te Kuq Shqiptar per hapjen e 4 qendrave ditore perkatesisht ne Has Diber Berat dhe Gramsh per tu ardhur ne ndihme te moshuarve ne nevoje dhe me te ardhura te pakta financiare. Ne keto qendra ofrohet kujdes shendetesor trajtim ushqimor program informativ dhe kulturor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›