E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta vizitë në Gjermani, merr mbështetje për liberalizimin e vizave


Numri dy i qeverisë shqiptare Ilir Meta ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonen shengen. Pas takimeve me figura të rëndësishme të qeverisë dhe parlamentit gjerman shefi idiplomacisë shqiptare Meta ka deklaruar se ka marrë garancinë se Gjermania do të votojë pro heqjes së vizave sapo Komisioni Europian të konfirmojë plotësimin e kushteve.

Ndërkaq Meta ka konfirmuar se edhe në Gjermani ekziston shqetësimi për situatën politike në vend si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes maxhorancës dhe opozitës. Ndërkaq pas vizitës në Gjermani Meta ka konfirmuar se qeveritë e dy vendeve tona do të perqëndrohen tek bashkëpunimi ekonomik si dhe tek investimet Gjermane në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›