E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Përfundon mandati i komisionit, në 3 muaj asnjë mbledhje

19 qershori shënon edhe përfundimin e mandatit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentarë, strukturë e cila u ngrit për të plotësuar kërkesën e Partisë Socialiste për transparencë, por edhe për të realizuar reformën zgjedhore. Kanë kaluar tashmë 3 muaj nga seanca maratonë që zgjati dy ditë e që përfundoi me votimin e ngritjes së komisionit vetëm me votat e maxhorancës pasi opozita që kishte bërë kërkesën u tërhoq, por vetë ky komision nuk u mblodh as edhe njëherë të vetme. Tashme me këtë komisioni hetimor të dështuar, kompromisi mes maxhorancës dhe opozitës duket edhe më i larget.
Nga ana tjetër reforma zgjedhore bëhet më emergjente, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul pikërisht në fillimin e punës për amendimin e ligjit zgjedhor. Sekretari për çeshtjet zgjedhore në LSI, Spartak Braho ka kërkuar mbledhjen e një tryeze të partive politike për fillimin e reformës elektorale.
Dy ditë më parë edhe Parlamenti Europian kërkoi nga partitë politike shqiptare nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe kjo kërkesë bëhet edhe më e rëndësishme pasi pranverën e ardhshme mbahen zgjedhjet vendore .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›