E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, vizite zyrtare ne Uashington, takime ne DASH

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per nje vizite ne te cilen do te zhvilloje takime te nivelit te larte ne Departamentin Amerikan te Shtetit, Kongresin dhe Senatin Amerikan. Vizita e Metes ne SHBA, me ftese te Qendres per Marredheniet Transatlantike te universitetit "John Hopkins" ben te mundur qe kreu i LSI-se te jete zyrtari i larte i radhes qe pritet ne Departamentin Amerikan te Shtetit. I shoqeruar ne kete takim nga sekretari nderkombetar i LSI-se, Ralf Gjoni, Meta do ta nise viziten duke mbajtur nje fjale ne panelin prestigjioz te Qendres per Marredheniet Transatlantike ne Uashington, me teme "Cfare mund t'i terheqe investimet e huaja ne Shqiperi". Ne kete panel te universitetit prestigjioz "John Hopkins" do te jete prezent edhe zv.asistent sekretari i DASH-it per Europen, Philip Reeker, si dhe personalitete te mirenjohura nga Ballkani sic eshte dhe Kryeministri i Maqedonine, Nikolla Gruevski. Paneli do te perqendrohet ne zhvillimet politike dhe ekonomike ne Europe, dhe perbehet nga zyrtare dhe ekonomiste nga vendet e rajonit, Departamenti i Shtetit, Banka Boterore, OECD, dhe akademike e analiste amerikane, te cilet jane te interesuar per Europen. Por pas perfundimit te ketij seminari te rendesishem rajonal, Meta do te kete mundesi te zhvilloje takime te tjera ne DASH, por edhe ne Kongresin dhe Senatin Amerikan. Takimi i kreut te LSI-se ne SHBA vjen ne nje kohe kur Uashingtonin pak jave me pare e vizitoi kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozites, Edi Rama. Keto vizita ne kryeqendren amerikane te politikes vijne si nje shenje besimi ndaj politikaneve shqiptare dhe rolin qe ata kane ne demokratizimin e jetes politike te vendit. Ilir Meta aktualisht nuk ka dashur te jete pjese e qeverise "Berisha", ndonese ne kabinetin qeveritar, Levizja Socialiste per Integrim qe ai drejton eshte e perfaqesuar me tre ministra te rendesishem. Meta u detyrua te jepte doreheqjen nga posti i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise, per shkak te akuzave qe iu bene nga ish-bashkepunetori i tij, Dritan Prifti, per korrupsion. Pas nje procesi te gjate gjyqesor, Meta mori pafajesine nga Gjykata e Larte, por pavaresisht kesaj, ai nuk preferoi te kthehej ne kabinetin qeveritar. Ilir Meta aktualisht eshte anetar i Komisionit Parlamentar per Integrimin dhe ka theksuar se partia e tij eshte me shume e interesuar per kete proces sesa per pjesemarrjen ne qeveri. PD ne koalicion me Ilir Meten arriti te fitonte Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Pavaresisht nje bashkepunimi te mire katervjecar te vendosur mes paleve ne vitin 2009, LSI nuk ka marre ende nje vendim se pjese e cilit koalicion do te jete ne zgjedhjet parlamentare te vitit tjeter.

Cmimi nderkombetar

Pak dite me pare, gjate vizites se tij ne Slloveni, Meta u vleresua me Cmimin Nderkombetar si "Personaliteti me Pozitiv per Politiken e Jashtme gjate vitit 2010". Cmimi u akordua nga Instituti per Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qender ne Ljubljane. Gjate ceremonise me rastin e 10 vjetorit te krijimit te Institutit IFIMES ne Ljubljane, cmimi iu dorezua z. Meta nga Stjepan Mesic, ish President i Kroacise, njekohesisht President Nderi i IFIMES.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›