E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat në Tiranë, disa gra kërcenojnë se do të hidhen nga tarraca e pallatit

Tiranë- Një ngjarje e rëndë po trondit kryeqytetin paraditen e së hënës. Disa gra kanë hipur në tarracën e një pallati në Unazën e Re dhe kërcenojnë se do të hidhen nëse çështja e tyre e pronësisë nuk merr zgjidhje.

Ngjarja po ndodh në një pallat në ndërtim, ku 23 familje u kanë dhënë tokën firmës Pelivani për të ndërtuar pallatin. Dhe në bazë të një marrëveshje, sipas tyre, firma ndërtuese u ka premtuar në këmbim shtëpi dhe dyqane.

Por tashmë firma ndërtuese nuk pranon ta zbatojë marrëveshjen pasi sipas saj ajo do të negociojë vetëm me pronarin e ligjshem të tokës. Nga ana e tyre banorët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi sipas tyre ato janë në proces legalizimi dhe toka u takon atyre.

Bashkëshortet thonë se gratë kanë vendosur vetë të ngjiten në majë të pallatit dhe sjanë shtyrë nga askush. Polica ka mbërritur në vendngjarje në përpjekje për të bindur gratë që të zbresin nga tarraca për të shmangur që problemet e pronësisë të kthehen në një tragjedi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Drejtësia e munguar për pronat, një grua tenton të hidhet nga tarraca Tiranë- Një ngjarje e rëndë tronditi banorët e zonës së...
  2. Tiranë- Një 50- vjeçar tenton të hidhet nga vinçi sipër pallatit Tiranë- Një  50 vjeçar ka tentuar mbrëmjen e sotme të hidhet...
  3. Gjirokastër- Ilaçet po hidhen në mbeturina, prishen nga mungesa e energjisë Gjirokastër- Teksa shtabet e emergjencave furnizojnë me medikamente nga toka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›