E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Shqiperia politike te moderuar, ne nje rajon ku ka probleme te nacionalizmit Eva Gjura

Shqiperia ka luajtur dhe luan nje rol konstruktiv per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan, si nje rajon me rendesi te madhe per sigurine e Europes. Keshtu eshte shprehur Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjate fjales se tij te mbajtur ne Konferencen "Siguria dhe Bashkepunimi ne Mesdhe", e organizuar nga Komiteti Italian i Atlantikut te Veriut ne Vibo Valentina, Kalabri, Itali. Ministri Imami ka marre pjese ne kete konference se bashku me perfaqesues te Komitetit Italian te Atlantikut te Veriut, anetar te Parlamentit Italian, perfaqesues te strukturave te NATO-s etj. Ne kete konference, ministri Imami ishte i ftuar te fliste mbi sigurine ne Rajonin e Mesdheut dhe kontributin e Shqiperise per stabilitetin dhe sigurine ne kete rajon. Ne fjalen e tij, nder te tjera, Imami u shpreh se Shqiperia ka luajtur ne menyre te vijueshme nje rol konstruktiv per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. "Shqiperia ka adaptuar politiken e moderacionit ne nje rajon ku kishte dhe ka probleme te hiper-nacionalizmit. Kjo eshte e rendesishme, sepse Ballkani eshte nje rajon shume i rendesishem per sigurine e Mesdheut dhe te Europes. Ne ne kuader te iniciativave rajonale, po japim nje impuls bashkepunimi dhe kontribut substancial per stabilitetin dhe sigurine rajonale", - tha zoti Imami. Ai theksoi gjithashtu rendesine e bashkepunimit te vendeve te Mesdheut edhe ne kuader te forumeve dhe organizmave te ndryshem rajonale te mbeshtetura nga NATO dhe Bashkimi Europian. "Ne nje kontekst me te gjere te sigurise euroatlantike, Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe po jep kontribut serioz per sigurine e Mesdheut ne kuader te iniciativave te ndryshme te bashkepunimit te NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne jemi te interesuar per paqe, stabilitet dhe siguri ne te gjithe rajonin e Mesdheut dhe po perpiqemi te kontribuojme per kete ne kuader te ketyre iniciativave te ketyre organizatave", - u shpreh ministri i Mbrojtjes Imami. Ne vijim te agjendes se tij, Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, u takua me perfaqesues te komunitetit arberesh te Kalabrise, nder te cilet edhe me Presidenti e Organizates per Promovimin e Kultures Italo-Shqiptare, "Moti i Pare", profesor Vicenzo Stratico. Ne kete takim, Ministri Imami vuri theksin tek rendesia dhe kontributi qe ky komunitet ka dhene per zhvillimin e Italise, por edhe kontributin themelor te tyre ne Rilindjen Kombetare. Gjate ketij takimi, mes ministrit Imami dhe perfaqesuesit te komunitetit arberesh u shkembyen mendime per mundesine e afrimit te metejshem te Shqiperise dhe komunitetit arberesh, ku u shtruan ide per binjakezimin e bashkive ku jetojne nje numer i madh arbereshesh me bashki te ndryshme ne Shqiperi, dhe mundesi te tjera per perfshirjen e komunitetit arberesh ne jeten kulturore te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›