E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ‘zgjedh’ protestat

Tiranë (start)- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, deklaroi sot se forca e tij politike do të vijonte protestat për të mbrojtur votën e lirë të shqiptarëve. Deklaratat e Metës erdhën pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së LSI-së, ku theksoi se që prej ditës së sotme do të vijojë faza e dytë e protestës, që sipas kreut të LSI-së, do të karakterizohet nga manifestime shumë të fuqishme paqësore brenda dhe jashtë vendit, por edhe nga mjaft forma të tjera të komunikimit me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Nga sot ne do të fillojmë komunikimin politik dhe qytetar, për krijimin e një aleance të gjerë të lirisë që do t’u garantojë shqiptarëve lirinë e votës, për rivendosjen e Kushtetutës që u dhunua ne 21 Prill në mënyrë jo transparente dhe për të ndërtuar një Shqipëri që u siguron të gjithëve mirëqenie dhe shpresë në atdheun e tyre:-theksoi Meta, teksa ka premtuar se të mërkurën e ardhshme do të zhvillohet një protestë e fuqishme.

“Ne nuk e njohim dhe nuk do të njohim asnjëherë pjesën e Kodit që ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve, sepse ka shkelje flagrante të parimeve të ndershme, për zgjedhje të ndershme e të lira, që unë iu referova dhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, pas vitit 2005, pikërisht pra për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Pra, këtë gjë nuk e njohim dhe do ta kontestojmë gjithmonë”-vijoi më tej Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›