E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:BE? Utopi nëse s'ka bashkëpunim në Ballkan

BEOGRAD – “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të jetë utopi pa përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe ndërmjet serbëve e shqiptarëve në tërë rajonin e Ballkanit”. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta për numrin e sotëm të gazetës beogradase "Blic". Ai i tha të përditshmes se e vizitoi Beogradin për një qëllim, sepse Shqipëria, si edhe Serbia, dëshiron që sa më shpejtë të bëhet anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian.
"Kusht i parë për atë është bashkëpunimi i afërt në rajon", vlerësoi Meta.

Në fund të vizitës dyditëshe në Beograd, ai theksoi se është i bindur se të gjitha ato marrëdhënie do të përmirësohen dhe do të rritet numri i vizitave në nivel më të lartë.

Duke folur për konferencën në Bërdo afër Kranjit, për të cilën angazhohen Sllovenia dhe Kroacia, shefi i diplomacisë shqiptare foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë të ftuarve dhe gjetjen e zgjidhjes, e cila do ta mundësojë atë.

"Lloji i tillë i konferencës duhet t'i përfshijë të gjitha vendet e rajonit", tha Meta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›