E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajme të këqijaNga Enton Palushi- Gazeta më e madhe gjermane, Bild, sa herë flet për grekët, u shton pas epitetin “dështakë”. Kur kryetari i Bundestagut gjerman u kërkoi ndjesë grekëve për sulmet në media, gazeta kërkoi llogari përse duhet tu kërkohe

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Lajme të këqijaNga Enton Palushi

- Gazeta më e madhe gjermane, Bild, sa herë flet për grekët, u shton pas epitetin “dështakë”. Kur kryetari i Bundestagut gjerman u kërkoi ndjesë grekëve për sulmet në media, gazeta kërkoi llogari përse duhet tu kërkohet falje dështakëve. Ndërsa, kur disa politikanë gjermanë propozuan shitjen e ishujve nga Greqia për të shkyer borxhet, Bild rekomandoi edhe shitjen e Akropolit.

- “Washington Post” shkruan se Gjermanisë po i soset durimi duke paguar borxhet e Evropës. Sjellja e grekëve, sipas WP, po i jep fund këtij durimi, çka nënkupton një krizë të thellë në BE.

- BBC raporton se në Bullgari, vetëm një përqind e ndihmës që jep BE për këtë vend, shkon në destinacion. Ndërsa vetë ministri i Financave në këtë vend pranon se një ndër tre doganierë nuk di të plotësojë formularin bazë të punës së tyre.

- Policia greke po heton në lidhje me të paktën 15 mijë maune kontrabandë që kanë kaluar në kufirin Shqipëri- Greqi.

- EU Observer raporton se samiti i shumëpritur BE- Ballkan, që do zhvillohet në Sarajevë në dhjetëvjetorin e samitit të Zagrebit, do ketë premtime modeste. Italia, vendi që udhëheq këtë nismë, nuk do marrë asnjë angazhim për zgjerim të mëtejshëm, pasi i druhet acarimit me Gjermaninë.

- Ministri i Shtetit për Çështjet Europianë në Belgjikë, bën me dije se vendi i tij, që do marrë presidencën e BE në gjysmën e dytë të vitit, nuk ka ndërmend të japë premtime për zgjerimin. Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë e Malin e Zi, nuk do jenë fare për diskutim.

- Kryeministri belg, që mbërriti në Maqedoni e Kosovë pas dyndjeve të azilantëve që përfituan nga regjimi i lëvizjes pa viza, dërgoi një zyrtar të tij dhe në rajonet shqiptare prej nga erdhën azilantët për të parë në terren gjendjen e tyre të mjeruar ekonomike.

- Sipas Iniciativës për Stabilitet Europian, BE po e zvarrit liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjen. Unionit i mungon vullneti politik për të vijuar më tej.

- Në mesin e këtyre lajmeve, shkëlqen kryeministri shqiptar, që del çdo ditë për të na thënë se sa kapituj të pyetësorit po përkthehen, falë anglishtes së zhdërvjellët që kemi ne shqiptarët. Duke harruar reformat që na kanë lënë të fundit në Europë, më të varfrit, dhe sipas Gallup, më të prirurit për tu arratisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›