E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dubai, arrestohet cifti, u puth në restorant

DUBAI-Një muaj burg për një cift anglez. Ngatërresat nuk e kanë lënë të qetë ciftin britanik Charlotte Leëis dhe Ayman Najafi që ndodheshin në Dubai. Cdo gjë nisi pasi cifti shkëmbeu puthje në një restorant. Tabloidi “Thë Sun” thotë se denoncimi u bë nga një nënë e cila u shpreh se po dhunohej ligji islamik.

Pas kësaj cifti u dënua me 1 muaj burg.

Por, ky nuk është rasti i parë për europianët në Dubai. Në muajin Janar një qytetare britanike e moshës 23 vjece u ndalua sepse kishte kryer seks me të fejuarin. Ligji islamik që aplikohet i modernizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk lejon marrëdhëniet seksuale paramartesore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›