Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit

Meta dhe Rama gjatë një takimi
KORCË- Domosdoshmëri për ti shërbyer interesave të vendit e ka quajtur kreu i LSI-së, Ilir Meta dialogun me kreun e PS-së, Edi Rama.
Deklarata e Metës është bërë në qytetin e Korcës, ku ai ndodhej për forumin e gruas.
Meta e ka vlerësuar rëndësinë e dialogut me liderin e socialistëve, duke theksuar se ai bëhet për ti shërbyer interesave të integrimit të vendit në familjen evropiane, si axhenda themelore dhe me e rëndësishme e politikës.
Ai ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit, i cili sipas Metes duhet te jete fryt i nje konsensusi dhe te dale nga dialogu mes forave politike. Sipas tij, eshte e rendesishme qe presidenti te zgjidhet qe ne raundin e pare.
Meta ka thene prere se LSI njihet tashme si nje force politike qe i qendorn marreveshjeve, duke shtuar se thelbi i saj eshte integrimi i vendit.