E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej 23 majit, Shqipëria merr për herë të parë Presidencën e KiE

20-05-2012 / Gazeta 55

Për të parën herë vendi ynë do të marrë presidencën e radhës të një prej organizmave më të rëndësishëm ndërkombëtar siç është Këshilli i Europës. Për një mandat 6 mujor prej 23 majit vendi ynë do të drejtojë axhendën e këtij institucioni ndërkombëtar, duke aplikuar në të politikat më të mira të bashkëpunimit të vendeve anëtare. Kreu i grupit ndërministror për presidencën KiE, Ilir Melo shprehet se diversiteti dhe promovimi i vlerave të përbashkëta mbeten prioritet i kësaj presidence.
Melo thotë se ky angazhim i Shqipërisë do të ketë ndikimin e mëtejshëm pozitiv edhe sa i përket procesit integrues të Shqipërisë në BE.
“Vlerat e KiE janë të njëjta me ato në BE, çdo ecje përpara në KiE është një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Melo.
Për këtë moment të veçantë Ministria e Jashtme shqiptare ka organizuar një sërë aktivitetesh festive. Ndërsa është realizuar enkas edhe një logo e veçantë për 6 muajt në vijim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›