Metalet ngjallin eksportin
Ndermarrjes 147Fungo FF148 qe njihet per eksportimin e kerpudhave sivjet nuk i kane dale llogarite sic i kishte planifikuar. Stoqet me kerpudha kane mbetur pa u shitur ndonese jemi ne muajin nentor.
Fatmir Krasniqi pronar i kesaj ndermarrjeje thote se ndryshe nga viti i kaluar kur kishte eksportuar per Itali 70 tone kerpudha sivjet shpreson qe me 147qyke te zorit148 te arrije t146i eksportoje 30 tone.
147Eksporti i kerpudhave sivjet ka rene per 50 per qind148 thote Krasniqi.
Nderkohe ne kohen e krizes financiare kur cmimet e metaleve paten rene e me kete edhe eksporti i tyre ka qene pikerisht tregtia e kerpudhave qe e mbante ne nivel edhe ata pak eksport. Por kete vit gjerat kane shkuar ne drejtim te kundert. Eshte rritur cmimi i metaleve ne tregun boterore duke e rritur keshtu eksportin e metaleve. Nga ana tjeter eksporti i kerpudhave sipas tregtareve ka rene per 50 per qind.
Keshtu per nente muajt e ketij vitit Dogana e Kosoves raporton per rritje te eksportit per 15 per qind krahasuar me perudhen e njejte te vitit te kaluar. Nga importi jane 1.5 miliard euro kurse eksport 280 milione euro. Krahasuar me periudhen e njejte te vitit te kaluar kur eksporti ishte 130 milione euro.
Adritatik Stavileci zedhenes i Doganave ka thene se kjo rritje ka ardhur pas rritjes se cmimeve te metaleve ne tregun boteror.
147Pjesemarrja me te madhe e ka Ferronikeli me eksportimin e nikelit. Po ashtu eshte rritur edhe eksporti i produkteve konsumuese148 tha Stavileci per Express.
Ky zhvillim pozitiv vjen edhe nga ndertimi i autostrades Morin-Durres e cila ka ndikuar qe pjesa derrmuese e eksportit te kaloje nepermjet saj dhe portit te Durresit. Nderkohe qe eksporti nga pjesa me kufirin me Serbine vazhdon te mbetet zero.
Megjithekete Krasniqi thote se sivjet eshte perballur me shume probleme. Posacerisht permend tregtaret ilegale te cilet permes veriut te vendit po shesin kerpudha ne Serbi duke i demtuar ndermarrjet serioze.
Ne anen tjeter kostoja e transportit per Mal te Zi thote Krasniqi eshte shume me e shtrenjte. Aq me teper kur kerpudhat jane bime te ndjeshme qe mund te prishen shume lehte nese transporti vonon deri te bleresi.
147Malli zakonisht na vonohet deri ne 48 ore qe per bleresit italiane shume here nuk eshte me atraktive. Ndeshkimi pastaj na vjen duke na ulur cmimin148 thote Krasniqi.
Ai tregon se si ne dy raste bleresit ia kane ulur cmimin e mallit pasi e kane pranuar ate. Arsyetimi i tyre sipas Krasniqit ka qene se kerpudhat nuk jane me cilesore pasi kishin kaluar shume gjate ne kamion.
147Vec vitin e kaluar dy bleres ma kane zbritur cmimin148 tregon ai.
Ndryshe stabilizimi i ekonomise boterore eshte duke ndikuar mire edhe per ekonomine kosovare. Me se shumti aktualisht eshte duke perfituar Ferronikeli eksportet e te cilit kane ndryshuar bilancin me importin.
Nderkohe qe eksporti nga pjesa me kufirin me Serbine vazhdon te mbetet zero.
Megjithate drejtuesit e doganave kane konfirmuar se ka raste kur neper pikat doganore qe lidhen me kete shtet po kalojne kamione me dy pale dokumente te Doganes se Kosoves dhe strukturave paralele serbe.