Nenshkruhet Kodi i miresjelljes per zgjedhjet e 12 dhjetorit

Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe perfaqesuesit e subjekteve politike qe marrin pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te henen kane nenshkruar Kodin e miresjelljes per keto zgjedhje. Krasniqi me kete rast ka thene se kjo deklarate eshte nje kod per zgjedhje te lira dhe demokratike.
Gjate ceremonise se nenshkrimit pervec perfaqesuesve te subjekteve politike te pranishem ishin edhe disa nga perfaqesuesit e zyrave diplomatike dhe institucioneve nderkombetare ne Prishtine perfaqesuesit e KQZ-se etj.
Duke kerkuar nga partite politike qe te respektojne kete kod Krasniqi ka thene madje se kjo kohe deri ne zgjedhjet e 12 dhjetorit duhet te shfrytezohet si nje lloj feste kombetare per shtetin e ri dhe demokratik te Kosoves duke i dhuruar zgjedhje te lira dhe demokratike.
147Deshirojme qe rezultati perfundimtar i zgjedhjeve te 12 dhjetorit te jete vullnet i qytetareve te Kosoves dhe jo vullnet i manipuluar i qytetareve te Kosoves. Ky eshte qellimi i kesaj deklarate qe do ta nenshkruajme sot dhe besoj dhe kerkoj qe gjithe subjektet politike ta respektojne148 ka thene Krasniqi sic transmeton Kosovapress.
Edhe ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ka thene se pret te kete nje proces te paster zgjedhor rezultati i se cilit do te reflektoje vullnetin e qytetareve te Kosoves.
147Ne presim nje proces te paster dhe perderisa qytetaret e Kosoves do te bejne pjesen e tyre une jam i sigurt se zgjedhjet do te jene model per rajonin133Qe sigurimi i sistemit do te siguroje qe rezultati final te reflektoje deshiren e qytetareve te ketij vendi148 ka thene Dell.
Deklaraten e kane nenshkruar shumica e subjekteve pjesemarrese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit perderisa ne deklarate ka munguar nenshkrimi i Levizjes per Bashkim Levizjes per Integrim dhe Bashkim Levizjes 147Vetevendosje148 dhe disa subjekteve tjera te vogla.
147Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane gure themeltar i demokracise. Partite politike dhe subjektet tjera elektorale te Republikes se Kosoves pajtohen per respektimin e deklarates se perbashket lidhur me zgjedhjet e pergjithshme me 12 dhjetor 2010. Kjo deklarate nuk e zevendeson asnje rregull ekzistues dhe ne asnje menyre nuk e shfuqizon Ligjin ne fuqi per zgjedhjet. Partite anetaret dhe kandidatet e tyre solemnisht marrin persiper dhe i premtojne njeri-tjetrit dhe popullit te Kosoves se do t146i permbahen dhe do ta promovojne aktivisht kete deklarate dhe rregullat e percaktuara me ligj148 thuhet ne preambulen e deklarates se nenshkruar nga subjektet politike pjesemarrese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.