Te paret ne Ballkan

Nuk jane vetem sportistet qe shkelqejne ne garat nderkombetare.
Edhe dy gazetare nga Kosova kane shkelqyer ne Vjene te premten mbrema. Ne nje konkurrence te forte dy gazetaret e Kosoves kane fituar vendin e pare dhe te trete perballe te gjithe gazetareve te Ballkanit. Jeton Musliu gazetar i Expressit eshte shperblyer me vendin e trete per artikullin me te mire te Burses Ballkanike per Gazetari te Shkelqyer ndersa Majlinda Aliu nga Radio Televizioni i Kosoves rrembeu cmimin e pare. Nderkohe vendin e dyte e mori gazetarja Ruzica Fotinovska nga gazeta 147Vesti148 ne Maqedoni.
Kjo gare organizohet nga Rrjeti Ballkanik per Gazetari Hulumtuese BIRN ne bashkepunim me Fondacionin Erste nga Austria dhe Robert Bosch Stiftung nga Gjermania. Gara zhvillohet cdo vit dhe te drejte konkurrimi kane gazetare nga te gjitha vendet e Ballkanit.
Ne kete gare kane konkurruar 149 gazetare nga te gjitha shtetet e Ballkanit si Kroacia Bosnja dhe Hercegovina Mali i Zi Serbia Shqiperia Kosova Maqedonia Bullgaria dhe Rumania. Nga ky numer juria nderkombetare ka perzgjedhur idete e nente prej tyre te cilat i ka cilesuar si me interesante ne kuader te temes se pergjithshme qe kete vit ishte caktuar te jete Tabuja. Nente gazetaret kishin gjashte muaj kohe per te hulumtuar dhe shkruar artikujt e propozuar prej tyre. Kosoven ne kete konkurs e kane perfaqesuar Majlinda Aliu nga RTK146ja dhe Jeton Musliu nga gazeta Express. Ne fund ata u perzgjodhen ne mesin e nente me te mireve ne nje mbremje te vecante ne Vjene te Austrise duke fituar keshtu vendin e pare dhe te trete.
Pervec tre te shperblyerve ne konkurrence te drejtperdrejte me ta ishin edhe nje gazetar nga Serbia e Shqiperia dhe dy nga Rumania e Bullgaria nderkohe gazetaret nga shtetet e tjera ishin eliminuar qysh ne fillim te fazes se perzgjedhjes se tyre.
Artikujt e tyre pervec ne mediat shqipfolese jane publikuar dhe vazhdojne te publikohen dhe ne ato te shteteve te tjera te rajonit te Ballkanit si dhe ne ato gjerman folese dhe anglishtfolese.
Gazetari Jeton Musliu ka konkurruar me artikullin ku eshte trajtuar nje teme interesante qe ka te beje me martesat e rrejshme. Ne kete shkrim gazetari Musliu trajton fenomenin se si perkunder traditave shqiptare bashkeshortet nga Kosova jane te gatshem te lidhin kurore me gra te Evropes perendimore vetem sa per te siguruar dokumentet duke bere pas disa vjetesh te ndahen prej tyre dhe te 147rimartojne148 bashkeshortet e pare ne Kosove qe i lene te presin se bashku me femije. Artikulli sqaron se ndonese te gjithe e dine te afermit e burrit dhe gruas krejt kjo heshtet nga shoqeria dhe te afermit e tyre duke pretenduar se asgje nuk ka ndodhur. Ne artikull jane gjetur personazhe nga Kosova Serbia dhe Gjermania.
Ndersa gazetarja Aliu ka trajtuar nje teme qe ka te beje me te vejat burrat e te cilave jane vrare ne luften e fundit ne Kosove. Ne shkrimin e saj Aliu trajton rastet e ketyre grave te cilat pasi u jane vrare burrat u eshte dashur te ndahen nga femijet e tyre ne menyre qe te kene mundesi qe te martohen me dike tjeter nderkohe qe nje gje e tille nuk ndodh me burrat te cileve u jane vrare grate. Ajo e ben nje krahasim ne mes Kosoves Bosnjes dhe Britanise se Madhe.
Gazetarja nga Maqedonia Ruzica Fotinovska ka trajtuar nje teme qe ka te beje me personat te cilet qe kane bere krime te cilet pasi kane perfunduar denimin e tyre te njejtit injorohen teresisht jo vetem nga shoqeria por edhe nga familjet e tyre te ngushta. Pervec mirenjohjes morale cmimi i pare merr nje cek prej 5 mije eurosh i dyti 2 mije dhe i treti 1 mije euro. Gazetareve te tjere organizatoret u shperndane mirenjohje per pjesemarrje.
Mirenjohjet
Nuk eshte hera e pare qe gazetari i Expressit Jeton Musliu shperblehet me cmime.
Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves vitin e kaluar e ka shperblyer gazetarin Jeton Musliu me cmimin 147Gazetari i vitit 2009148. Gjithashtu ne te njejtin vit gazetari Musliu ka fituar cmimin e dyte per artikullin me te mire antikorrupsion qe UNDP146ja dhe Agjencia Antikorrupsion ndan cdo vit per gazetaret e Kosoves.
Historiku
Ky eshte nje konkurs i pervitshem dhe deri me tash nga kater here sa eshte mbajtur gazetaret nga Kosova kane marre tri cmime.
Ne vitin 2007 ishte gazetarja Nikoleta Popkostadinova nga Sofia e Bullgarise ajo qe fitoi cmimin e pare.
Ne vitin 2008 ishte gazetari nga Prishtina Lavdim Hamidi ai qe arriti te marre te njejtin cmim.
Ne vitin 2009 asnje gazetar nga Kosova nuk kishte mundur te futej ne kete gare.
Tash ne vitin 2010 Majlinda Aliu dhe Jeton Musliu fituan cmimin e pare dhe te trete.