E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorologet: Ne fundjave, i nxehte afrikan



Ditet e fundit te qershorit do te jene te nxehta pasi ne mbare vendin do te regjistrohen temperatura te larta mbi 38 grade celsius. Meteorologet e Sherbimit Ushtarak parashikojne qe ne fundjave, duke nisur nga dita e premte, ne territorin shqiptar do te rikthehen masat ajrore te nxehta afrikane, te cilat do te sjellin mot te kthjellet dhe temperatura gradualisht ne rritje. Sipas parashikimeve te sinoptikaneve, edhe java e pare e muajit korrik nuk parashikohet te kete ndryshime te ndjeshme. Masat e nxehta afrikane do te perfshijne te gjithe rajonin duke mbajtur mot te nxehte dhe me temperatura, te cilat do te kalojne vlerat mbi 38 grade celsius. Qytetet me te nxehta do te jene Tirana, Shkodra, Lezha, Elbasani, Berati, Gjirokastra. Sipas sinoptikaneve, ne disa qytete temperaturat do te ndihen te larta edhe per shkak te lageshtires, e cila eshte ne masen 36 per qind, duke bere qe vapa te ndihet edhe me shume.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›