Zbardhet vendimi, kompensimi qe perfitojne invalidet Sonila Isaku
Invalidet, para dhe tetraplegjiket, por edhe personat e verber tashme do te kene pagese fikse cdo muaj kompensimi per energjine elektrike dhe telefonine. Ne vendimin e miratuar nga Keshilli i Ministrave, i cili botohet i plote ne Gazeten "Koha Jone" parashikohet qe masa e kompensimit per konsumin e energjise elektrike per invalidet para e tetraplegjike dhe te verbrit qe kane nevoje per kujdestar, te jete 2.000 leke ne muaj, ndersa kompensimi per invalidet para e tetraplegjike dhe te verbrit, te cilet nuk kane nevoje per kujdestar, te jete 1.400 leke ne muaj. "Keto vlera krahasuar me cmimin aktual i korrespondojne respektivisht nje sasie prej 216 keh per personat qe kane nevoje per kujdestar dhe 50 keh per personat qe nuk kane nevoje per kujdestar, ne cdo muaj", - thuhet ne vendimin e qeverise. Gjithashtu eshte parashikuar qe invalidet para e tetraplegjike dhe te verbrit qe kane nevoje per kujdestar te kompensohen per shpenzimet per sherbimin e telefonise fikse ne masen 1000 leke ne muaj. Keto perllogaritje per percaktimin e mases se kompensimit te shpenzimeve per energjine elektrike jane mbeshtetur ne studimin e realizuar nga Enti Rregullator i Energjise. "Nga ky studim rezulton se konsumi mesatar i energjise elektrike per familje eshte 225 keh, pa perfshire ujin per ngrohje sanitare qe llogaritet 78 keh dhe ngrohje banese rreth 120 keh. Nga studimi eshte konkluduar se niveli prej 300 keh ne muaj ploteson nevojat jetesore me energji elektrike per familjet ne nevoje. Bazuar ne kete nivel eshte percaktuar edhe cmimi i diferencuar i energjise elektrike" thuhet ne vendimin e qeverise. Per sa i perket marrjes se perfitimeve mujore nga kategorite e percaktuara, individet duhet te paraqesin dokumentet: kerkese se bashku me nje deklarate, certifikate familjare, me qellim qe individi para dhe tetrapegjik te tregoje qe eshte pjese e familjes pasi ne te shumten e rasteve eshte kryefamiljari, i cili nenshkruan kontrate me entin e energjise apo te telefonise. Pjese e dokumentacionit do te jete edhe libreza e pagimit te detyrimeve per sherbimet qe do te kompensohet, si dhe deshmine zyrtare e identifikimit ose Librezen e para dhe tetraplegjise, e cila leshohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit Social Shteteror. Vendimi parashikon qe kjo mase e kompensimi te jepet atje ku perfitojne pagesen per aftesise se kufizuar. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi per vitin 2012 do te perballohen nga fondet e miratuara per Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Nderkohe deri me tani te verbrit dhe para e tetraplegjiket kane perfituar deri ne 2 mije impulse te telefonise fikse apo pagese te asaj celulare, si dhe kompensim te fatures se energjise elektrike deri ne masen 80 per qind.