Meteorologët shqiptarë parashohin temperatura 40 gradë javën e ardhshme

Tiranë, 7 gusht - E nëse këtë fundjavë ka reshje të pjesshme shiu në disa zona, javën e ardhshme do të ketë një rritje të lartë të temperaturave.
Meteorologët thonë se temperaturat në Shqipëri do të shkojnë deri në 40 gradë, duke sjellë një vapë përvëluese, raporton gazeta Start.
“Nga zonat malore deri në zonën e ulët temperatura do të jenë nga 36 gradë deri në 40 gradë celsius”, u shpreh meteorologia Lajda Porja.
Sipas saj, temperaturat do të nisin të jenë të larta duke filluar nga e marta e më tej, ndërkohë që të dielën e ardhme temperaturat do të jenë maksimale prej 40 gradësh dhe do të jenë të tilla për disa ditë me radhë.