Aktorja Mia Farroudëshmon në Hagëpër Carls Tejlor
HAGë- Aktorja e njohur Mia Farrou do të dëshmojë javën që vjen në Gjykatën e Hagës për ish presidentin e Liberisë, çarls Tejlor, i cili gjykohet për krime lufte në Siera Leone.
Edhe aktorja e njohur do të bëhet pjesë e dëshmive për të ashtuquajturit "diamantë të përgjakshëm", të cilat supermodelja Naomi Kempbell i kishte marrë si dhuratë nga Tejlor, në një darkë në vitin 1997 në shtëpinë e Nelson Mandelës.
Tejlor akuzohet se me "diamantët e përgjakshëm" ka armatosur kryengritësit në Siera Leone. Asokohe janë vrarë rreth gjysmë milion njerëz ndërsa 4.5 milionë u detyruan t'i braktisin shtëpitë.
Fillimisht Naomi nuk pranonte se kishte pranuar dhuratën nga diktatori, por këtë javë ajo i tha gjykatës në Hagë se kishte mohuar t'i ketë pranuar diamantet sepse kishte pasur frikë për familjen e saj.
(m.a/BalkanWeb)