Hyseni: Dhjetërashtete gati të njohinKosovën
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka paralajmëruar sërish njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Gjatë një interviste për të përditshmen boshnjake, u shpreh se dhjetëra shtete janë të gatshme të njohin Kosovën pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Sipas tij, ministrat e jashtëm dhe diplomatët nga "disa dhjetëra shtete" i kanë dhënë "siguri" për një hap të tillë, pas vendimit të GJND-së.
Deri më tani 69 shtete, përfshirë SHBA-të dhe 22 vende të BE-së, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)