E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metereologët: Nesër dëborë në Tiranë dhe në të gjithë vendin

Tirana dhe i gjithë vendi do të zbardhet të mërkurën. Meterologët parashikojnë reshje dëbore në të gjithë territorin por kjo do të jetë "perdja e bardhë" që për herë të parë do të mbuloj kryeqytetin këtë dimër. Por dëbora në Tiranë nuk do të zgjasë sepse meterologët parashikojnë një mot të paqëndrueshme për këtë javë.
 

Zhiva e termometrit nuk do t`i kaloj 12 gradë celcius. Ndërsa temeraturat më të ulta do të shkojnë deri në minus 7 gradë celcius. Kjo rënie e ndjeshme e temperaturave do të zgjasë deri në fundjavë.
 

Drinalda Shaholli, meterologe e Metoalbit thotë se reshjet e dëborës do të jenë më të ndjeshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë. Përgjatë javës mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa mesdita do të shoqërohet me rritje të lehtë të temperaturave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›