P.A.K jo ndërhyrjes në ligjin për ndihmën ekonomike

Të verbërit, para dhe tetra plegjikë i kërkojnë qeverisë të mos ndërhyjë në ligjin e përfitimeve të ndihmës ekonomike. Nëse nuk realizohen bisedimet mes tyre, hapi i parë është protesta përpara kryeministrisë.
Sinan Tafaj, Kreu i shoqatës së të verbërve tha se duhet risistemuar edhe një herë skema ekonomike për këta persona, sepse sipas tij, në këtë listë janë shtuar emra në mënyrë abuzive.
Sipas projekligjit të ri për këtë kategori, të verbërve para dhe tetraplegjikë u hiqet e drejta e udhëtimit falas në transportin dhe kompesimi i faturës së telefonisë dhe enegjisë elekrike.
Deklaratat u bënë pas një takimi të shoqatës së të verbërve me komisionerët europian ku këta të fundit i kanë mbështetur për shqetësimet e tyre.