Mevlan Shanaj u shpëton plumbave. Aktori: I lumtur që më shpëtoi familja. KONFLIKTI për vendin e parkimit
(E PERDITESUAR)- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Aktori Mevlan Shanaj është kërcënuar me armë nga një person, i quajtur Adrian Hoxhallari.
Mësohet se në banesën e Shanajt ka pasur krisma armësh, ndërsa aktori u ka shpëtuar atyre. Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Pas ngjarjes, Shanaj tha se ishte i lumtur që i kishte shpëtuar familja. Ai tha se autori kishte qëlluar 8 herë drejt banesës. Shanaj u shpreh se kishte pasur konflikt për një çeshtje parkimi. Aktori tha se personi që qëlloi është ende i lirë në Pogradec.