Mevlan Shanaj u shpëton plumbave. Aktori: I lumtur që më shpëtoi familja
(E PERDITESUAR)- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Aktori Mevlan Shanaj është kërcënuar me armë nga një person, i quajtur Adrian Hoxhallari.
Mësohet se në banesën e Shanajt ka pasur krisma armësh, ndërsa aktori u ka shpëtuar atyre. Policia ka nisur hetimet dhe pas disa orësh ka arrestuar autorin.
Pas ngjarjes, Shanaj tha se ishte i lumtur që i kishte shpëtuar familja. Ai tha se autori kishte qëlluar 8 herë drejt banesës. Mesohet se konflikti ka lindur per nje hapesire perpara baneses se Shanajt, e cila eshte bllokuar nga biznesmeni i prangosur. Burimet thone se ajo eshte nje prone shteterore.