Djegia e luftes
Te marten qe vjen behen tete vjet prej se u nenshkrua Marreveshja e Konculit. Kjo marreveshje iu dha fund luftimeve ne Luginen e Presheves. Qysh nga titulli i saj ("Deklarate per Demilitarizim") kuptohet se qellimi paresor i kesaj marreveshjeje dyfaqeshe ishte carmatosja. Por, carmatosja e kujt? E UCPMB-se, natyrisht. Jo e forcave te Serbise dhe as largimi i tyre nga Lugina.
Marreveshja fillon me shprehjen e shqetesimeve per sigurine, stabilitetin dhe paqen (me kete renditje te termave) dhe vetem me pas ajo permend diskriminimin dhe persekutimin e shqiptareve ne Presheve, Medvegje e Bujanoc. Synimi gjithsesi ishte qe te ndalet lufta e 2001-shit dhe jo te zgjidhet problemi njeshekullor i cili e solli luften.
Ne kete marreveshje iu behet thirrje qeverive te Serbise dhe RFJ-se qe t'i korrigjojne politikat e Milosheviqit dhe t'i integrojne shqiptaret ne sistem. Thuajse problem ishte vetem Milosheviqi (i cili na paska befasuar per te keq) e jo Serbia (e tille sic e kemi njohur gjithmone); thuajse shqiptaret e Lugines na e paskan dashur integrimin ne Serbi (te cilen gje ajo s'ua lejonte) dhe jo bashkimin me Kosoven (sic edhe jane deklaruar ne referendumin e 1 dhe 2 marsit te vitit 1992).
Me kete marreveshje UCPMB-ja angazhohet qe plotesisht do te "demilitarizohet, demobilizohet, carmatoset dhe shperbehet". Mbimbulimet e kuptimeve te ketyre kater nocioneve, tejpercaktimi i domethenies, shperfaqin aspiraten e papermbajtur per ta zhdukur UCPMB-ne nga e cila, ne momentin kur po zhbehej, kerkohej qe te pranonte se do te garantoje "hyrjen e sigurt dhe paqesore ne sektorin B per Forcat e Perbashketa te Sigurise Serbe". Si shperblim per kete, ish pjesetaret e UCPMB-se do te merrnin amnisti - natyrisht, pasi t'i kene dorezuar vullnetarisht armet - gje qe aludon se ata megjithate ishin fajtore, por ja qe po ua falin.
Pervecqe iu behet thirrje Forcave te Perbashketa te Sigurise Serbe qe "shqiptaret etnike t'i trajtojne me dinjitet e respekt dhe te mos iu merren shtepite dhe pronat", kete marreveshje e ben bizare edhe konstatimi qe UCPMB-ja ia paska arritur ta "terheq vemendjen nderkombetare" dhe se tash "na paska ardhur koha qe ajo t'i ule armet"! E tere lufta e shqiptareve reduktohet, kesisoj, ne nje shfaqje ku kishim edhe spektatore nderkombetare, dhe tani ajo duhej mbaruar meqe ata na qenkan merzitur ca.
Aktoret duhej t'i dorezonin armet tek sekretaria e teatrit dhe te dilnin jashte per te vazhduar jeten normale. Kjo sekretari ishte KFOR-i i cili me pas do te beje asgjesimin e armatimit dhe uniformave, meqe shfaqja nuk do te jepej me serish. Marreveshja e ketille i ngjan aq shume renies se perdes ne mbarim te shfaqjes, gjersa ne mbetemi te habitur jo aq me fundin ne drame, sa me faktin se ajo qe perfundoi na paska qene drame. Korniza katrore e cila na lejonte nje pamje me te ngushte sesa gjeresia dhe lartesia e skenes, kjo kornize qe kufizonte skenen e shikuar nga ne duke ia hequr asaj skajet rreth e rrotull dhe sidomos duke abstraktuar sallen e teatrit brenda se ciles ndodhej ajo, kishte bere qe drama te na dukej realitet.
Nuk e dime se ku ndodhet nenshkruesi nderkombetar i marreveshjes, Shawn F. Sullivan, i cili atebote kryesonte Zyren e NATO-s ne RFJ. Por, e dime qe, nderkohe, negociatori nderkombetar per Luginen, Pieter Feith, eshte bere mbret ne Kosove, ndersa nenshkruesi kryesor shqiptar, komandanti Shefket Musliu, vazhdon te jete ne burg. Dhe, kjo nuk eshte teater - ai eshte ne burgun e Dubraves.
Ashtu si nuk eshte teater por realitet brutal nenperfaqesimi e diskriminimi i shqiptareve ne Luginen e Presheves, arrestimet dhe burgosjet atje. Pas demilitarizimit te UCPMB-se, Lugina u pat militarizuar nga forcat e Serbise si asnjehere me pare. Ne popullate gjithnje ka nje lloj frike por edhe apatie, kurse ne institucione lokale ndjenje pafuqie. Kjo nuk varet nga zevendesimet e figurave ne Beograd, kjo nuk ndryshoi kur iku Miloshevici e erdhi Koshtunica, apo kur iku edhe ky per t'ia leshuar vendin Tadicit.
Ne Lugine te Presheves realisht sundon xhandarmeria: e perbashketa e pushteteve ne Beograd kur jane ne pyetje shqiptaret. Marreveshja e Konculit nuk ishte vetem rezultat i trysnise nderkombetare mbi shqiptaret por edhe i trysnise se politikaneve nga Prishtina te cilet, sidomos gjate negociatave ne Vjene per statusin e Kosoves, na e kane deshmuar qe e kane harruar ate pjese te Kosoves.
Mbase, ata qe mjaft lehte e pranuan carmatosjen e UCK-se, nuk kishin turp dhe kishin interes qe kete t'ia kerkojne me ngulm UCPMB-se e mandej edhe UCK-se ne Maqedoni. Carmatosja e ushtrive u pasua me politika te carmatosura. Zaten, nuk jane problemi vetem djegiet ne lufte por edhe djegia e luftes.