Mianmar – Ushtria arreston lideren Aung San Suu Kyi dhe merr pushtetin

Ushtria e Mianmarit ka arrestuar udhëheqësen de facto të vendit, Aung San Suu Kyi dhe presidentin Win Myint, deklaroi zëdhënësi i partisë në pushtet ”Lidhja Kombëtare për Demokraci”.
”Disa zyrtarë të tjerë të partisë, duke përfshirë anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Qendror Thein Oo, u arrestuan herët në mëngjesin e sotëm”, theksoi Myo Nyunt.
Tensionet midis ushtrisë së fuqishme dhe qeverisë civile janë rritur ditët e fundit pasi një zëdhënës i ushtrisë refuzoi të përjashtonte organizimin e një grushti shteti pas pretendimit të mashtrimit të mundshëm zgjedhor në një zgjedhje të fituar nga partia e Aung San Suu Kyi./ATSH