E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael J. Foxmerr çmimin përarritje jetësore

BERLIN- Michael J. Fox është nderuar me çmimin për arritje jetësore nga ceremoninë ‘Golden Camera Awards’ që u mbajt në fundjavë në Berlin.
Ylli i filmit “Back to the Future”, i cili po vuan nga sëmundja Parkinson që nga viti 1991, është vlerësuar për punën e tij si aktor dhe për bamirësi me fondacionin e tij që ndihmon të sëmurët nga sëmundja Parkinson.

Çmimin ia ndau Danny DeVito, e cili e quajti Foxin një tjetër “bukurosh të shkurtër të Hollywoodit”. “Jam vërtet i përulur. Më kujtohet në vitin 1985 kur e mora çmimin për aktorin e ri më të mirë. Tash jam në skenë me Danny DeViton, si një nga të vjetrit”, tha Fox kur e mori çmimin.

Nga fituesit tjerë të kësaj mbrëmjeje, përmendim Renee Zellweger që mori çmimin për aktoren më të mirë ndërkombëtare, dhe John Travolta, i cili mori çmimin për aktorin më të mirë ndërkombëtar.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›