Super Bowl, fitojnë Packers, Agilera ngatërron himnin
TEKSAS- Green Bay Packers kanë fituar finalen e madhe të futbollit amerikan, duke mposhtur 31-25 Pitsburgh Steelers. Në arenën e Arlingtonit, në Teksas, kryefjala e Super Bowl-it ka qenë spektakli, ndërsa Packers kanë fituar trofeun e parë pas 14 vitesh dhe të katërtin në total.
Heroi i ndeshjes ka qenë qendërmbrojtësi Aron Roxhers, i cili realizoi tre taç-dauna. Green Bay Packers udhëhoqi deri në 14-0 në periodën e parë, por Pitsburg ka treguar edhe këtë herë se nuk është një skuadër për t’u nënvlerësuar.
Kur duhej më pak se një minutë që të përfundonte perioda e dytë, Steelers shënuan dy herë, duke e çuar rezultatin në 21 me 17. Por, në periodën e fundit, Packers kanë qenë të papërmbajtshëm, kjo dhe falë tre gabimeve të bëra nga lojtarët kundërshtarë.
Në fund, skuadra nga Uiskonsin ka arritur të fitojë 31-25, duke marrë trofeun e katërt në 5 finale që kanë zhvilluar. Ndonëse kishin 14 vjet pa fituar, Green Bay Packers janë një nga skuadrat më të mëdha të futbollit amerikan. Edhe trofeu që jepet në fund mban emrin Vins Lombardi, ish-trajner i famshëm i Packers në vitet ’60.
Qyteti i Green Bay ka vetëm 100 mijë banorë, por të dielën gjithçka është shndërruar në festë për fitoren e heronjve të tyre. Ndërkohë, finalja u ndoq edhe këtë herë nga 110 milionë amerikanë, ndërsa një ngjarje që bëri tepër bujë, ka qenë ngatërrimi i vargjeve të himnit nga këngëtarja e njohur Kristina Agilera.
Nga emocionet, ajo ngatërroi disa vargje, ndërsa stonoi jo pak në disa nota muzikore.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)