E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mici falënderon Kamzën, të ardhmen e shikon në Superligë

Nga ILIR CARA

21-vjeçari ka kontakte nga disa ekipe të Superligës, si Flamurtari, Teuta dhe Besa, por ende nuk e ka përcaktuar se ku do të jetë sezonin e ri

Mesfushori Glendi Mici ishte një nga futbollistët e rinj, i cili la gjurmë te Kamza në debutimin e saj në Superligë. Kjo ka bërë që të rritet interesi për futbollistin fierak. Madje, falë kësaj paraqitje të mirë, Mici u afrua edhe tek ekipi Shpresa. Por fati nuk ishte me Kamzën, pasi skuadra doli jashtë objektivit pikërisht në ndeshjen shtesë me Besën. Gjasat janë që Mici nuk do të jetë më pjesë e kamzalinjve në Kategorinë e Parë,  pasi kërkon të mbetet pjesë e Superligës, ku nuk i ka munguar interesi.

Lojtari pohon se ka pasur kontakte me disa ekipe të Superligës, si Flamurtari, Teuta dhe Besa, por është ende herët për të vendosur. Gjithsesi, ai falënderon Kamzën, që i dha besim dhe mundësi për të shpalosur vlerat e tij në Superligë, pjesë e së cilës kërkon të mbetet. Them se kam zhvilluar një sezon të mirë me Kamzën, ku realisht ekipi nuk e meritonte atë fund.

Me vjen keq, që Kamza doli jashtë objektivit, por dua ta falënderoj këtë klub, që më dha besim dhe mundësi për të treguar vlerat e mia. Për sa i përket sezonit të ri, nuk kam përcaktuar asgjë, por e sigurt është se do të mbetem në Shqipëri, pasi jam student dhe përfundimin e studimeve e  kam parësor.

Të ardhmen futbollistike për edicionin e ri e shikoj në Superligë, ku kam pasur kontakte edhe nga disa ekipe. Ende nuk e kam përcaktuar se ku do të vijoj, pasi dua që të gjej një të mesme sa më të mirë mes shkollës dhe futbollit, – u shpreh për Sportin shqiptar mesfushori i Kamzës sezonin e fundit, Glendi Mici.

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›