Microsoft blen operacionet e Nokia
Microsoft ka pranuar një marrëveshje për të blerë operacionet e kompanisë telefonike Nokia për 5.4 miliardë euro. Nga ana e saj, Nokia do të liçensojë patentat e saj dhe shërbimet hartuese për Microsoft.
Dy kompanitë deklaruan se marrëveshja do të finalizohet në fillim të vitit 2014, kur rreth 32 mijë punonjës të Nokia do të transferohen tek Microsoft.
Por ndërkohë që Nokia ka luftuar konkurrencën me Samsung dhe Apple, Microsoft është kritikuar se është treguar shumë i ngadaltë në tregun e telefonisë së lëvizshme.
Transaksioni është diçka që do të aprovohet nga aksionerët e Nokias dhe entet rregullatore, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.
Microsoft, një nga emrat më të mëdhenj në fushën e teknologjisë, ka luftuar për të frenuar kalimin e konsumatorëve nga kompjuteri tradicional dhe ai laptop në favor të smartfonëve dhe tabletave.
Kritikët deklarojnë se kompania ka qenë shumë e ngadaltë në përgjigjen ndaj bumit të verifikuar në tregje për objektet teknologjike të lëvizshme.
Ajo lançoi tabletën e saj Surface vitin e kaluar, por shitjet e objektit kanë qenë relativisht të ulëta. Analistët deklarojnë se kompania donte të sigurohej që kishte ndërmarrë strategjinë e duhur për të hyrë në tregun e telefonisë.