E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoft blen për 8.5 miliardë $ rrjetin Skype

Microsoft ka shpallur sot blerjen e  rrjetit të telefonisë në internet, Skype.

Microsoft tha se do të paguajë rreth 8.5 miliardë dollarë për kompaninë me seli në Luksemburg.

Shuma përfshin edhe borxhet që ka Skype, e cila aktualisht është pronë e kompanisë eBay dhe dy firmave tjera.

Përdoruesit e Skype mund të flasin falas duke përdorur internetin.

Kompania, e cila ka më shumë se 660 milionë përdorues në mbarë botën, i siguron të ardhurat nga thirrjet në telefonat celularë dhe telefonat fiks.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›