PD- Ramës: Mos blloko procesin e numërimit
Partia Demokratike ka akuzuar opozitën se po përpiqet të bllokojë procesin e numërimit të votave, saktësisht në KZAZ-në 52/
Në një prononcim për shtyp, zëdhënësja e PD-së , Albana Mustafaraj i bëri thirrje liderit të opozitës, Edi Rama që të heqë dorë nga bllokimi i procesit, dhe të mos ketë frikë të përballet me rezultatin.
Partia Demokratike është e vendosur të sigurojë numërimin e çdo vote në mënyrë ligjore, për ti dhënë zë votës së qytetarit- tha zëdhënësja e PD.