Microsoft, mbështetje për projektin Shqipëria në moshën dixhitale

Kryeministri Berisha, është uruar për rizgjedhjen në këtë detyrë, me anë të një letre nga Kryetari për Europën i Korporatës Microsoft,Jan Muehlfeit. Zoti Muehlfeit garanton për mbështetjen e Microsoft për realizimin e projektit Shqipëria në moshën dixhitale. Në mesazhin e tij, zoti Muehlfeit në emër të Microsoft, shprehet ndër të tjera se "Siç mund të jeni në dijeni, ne kemi punuar ngushtësisht me qeverinë tuaj për tre vite dhe shpresoj ta shtrijmë këtë sërish në këtë legjislaturë. Ne ndajmë vizionin tuaj mbi Shqipërinë si vendi me rritjen më të shpejtë në Europën Juglindore dhe besojmë se ne mund të jemi mbështetës dhe të bashkëpunojmë për ta arritur këtë."
Sipas tij bashkëpunimi do të jetë veçanërisht në fushat e edukimit, kujdesit shëndetësor dhe potencialit të Shqipërisë në projektin e moshës së internetit dhe Microsoft ka një rol kyç në ofrimin e ekspertizës, zgjidhjeve dhe mbështetjes.