E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku torinez takime me drejtues te larte

Takim historik mes SHBA-se de Iranit per ceshtjen e armeve berthamore.

Ne Gjeneve te Zvicres, nensekretari amerikan, Ulliam Berns dhe kreu i negociatoreve te Teheranit, Sait Xhalili jane takuar per te hedhur themelet e nje bashkepunimi qe mund te zbuse marredheniet e ashpra mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ata jane takuar ne prag te samitit 5+1 me Iranin. Lajmin e kane bere te ditur burime zyrtare qe kane marre pjese ne takimin dypalesh.

Nuk dihet ende per cfare kane biseduar dy diplomatet por ky eshte nje sinjal i qarte per vullnetin e administrates Obama per sheshimin e mosmarreveshjeve me Iranin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›