Midis Sharm El Sheikut dhe Jeruzalemit - Pespektivat e bisedimeve per Lindjen e Mesme

George Mitchell i derguari i posacem i SHBA-se per Lindjen e Afert njoftoi te marten 14.9. ne Sharm El Sheik me nota disi festive se presidenti i palestinezeve Mahmud Abaz dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishin negociuar me mirebesim me njeri-tjetrin per here te pare edhe per ceshtjet thelbesore te konfliktit ne Lindjen e Afert kufijte e ardhshem te nje shteti palestinez statusin e Jeruzalemit dhe refugjatet palestineze.
Mitchell iu drejtua me fjale te qarta kryeministrit izraelit te zgjase afatin per ndalimin e ndertimeve te ngulimeve hebreje ne Jordanin Perendimor. Qendrimi yne ndaj ngulimeve hebreje eshte i njohur dhe mbetet i pandryshuar. Ashtu sic tha presidenti Obama pak kohe me pare sipas vleresimit tone eshte kuptimplote te zgjatet moraturiumi per ndalimin e ndertimeve vecanerisht po te mbajme parasysh faktin se bisedimet po levizin ne nje drejtim konstruktiv.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu Sekrearja amerikane e shtetit Hillari Clinton presidenti palestinez Mahmud Abaz dhe George Mitchell i derguari i posacem i SHBA.
Por se cfare ishte kaq konstruktive ne bisedime dhe perse Abaz dhe Netanjahu u takuan ne Sharm el Sheik dy here jashte planit te gjitha keto mbeten ne erresire. Te dy kryetaret e qeverive hoqen dore nga mbajtja e nje konference per shtyp pas takimit. George Mitchell e ngushelloi me keto fjale shtypin nderkombetar kureshtar Palet ishin te nje mendjeje se negociatat duhet te trajtohen me shume konfidence dhe sensibilitet ne menyre qe te jene te sukseshme.
Kjo vlen edhe per nje kompromis te mundshem ne ndertimin e ngulimeve hebreje. Amerikanet arriten te shmangin ne Sharm el Sheik braktisjen e salles se bisedimeve nga Abazi dhe delegacioni i tij. Pikerisht kete kishin paralajmeruar palestinezet ne rast se Netanjahu nuk do te zgjaste moratoriumin per ndalimin e ndertimit te ngulimeve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje palestinez duke kaluar ne ndertimet hebreje ne Beitar Illit afer Jeruzalemit.
Ne Izrael mbizoteron kryesisht pesimizmi edhe ne kampin qe perkrah paqen. Shaul Arieli drejtues i delegacioni izraelit ne bisedimet per paqe e sheh me sy kritik strategjine ngurruese te Netanjahut ne negociata Ne fazen aktuale Benjamin Netanjahu flet me Mahmud Abazin vetem kur i drejton ai bisedimet. Edhe nese keto bisedime do te vazhdonin mundesia qe ne to te arrihen rezultate konkrete me fuqi ligjore eshte shume e larget. Pra aktualisht une nuk shoh negociata te mirefillta.
Sipas nje anketimi te gazetes izraelite Jedioth Achronoth skeptike ndaj bisedimeve jane edhe dy te tretat e izraeliteve. 71 per qind nuk besojne se keto bisedime do te rezultojne me nje marreveshje per paqe. Vetem nje e katerta e popullsise beson ne suksesin e negociatave.
Autor Sebastian Engelbrecht/ Eliana Xhani
Redaktoi Aida Cama