Mielli i bukës me hekur, dështon nisma e OBSH-së
TIRANE- Nisma e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në lidhje me pasurimin e miellit të bukës me hekur, acid folik, zink dhe vitaminë B12, me qëllim uljen e shifrave të anemisë në vendin tonë duket se ka dështuar. Edhe pse nga janari i këtij viti furrat e bukës duhet të përdornin këtë lloj mielli, ende diçka e tillë nuk ka ndodhur. Sipas specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga ana e tyre janë marrë të gjitha masat e nevojshme për vënien në zbatim të kësaj nisme, por ngërçi qëndron tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. "Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është bërë çdo gjë për implementimin e nismës për pasurimin e miellit me hekur. Gjithashtu, kemi bërë edhe përllogaritjet e nevojshme në lidhje me koston dhe rezultati është një kosto shumë e ulët. Përafërsisht bëhet fjalë për një kosto prej rreth 0.02% më tepër tek çmimi i bukës, që është e papërfillshme. Problemi është tek mielli që ne importojmë nga jashtë. Duhet të ekzistojë një kontroll doganor ose të vendoset një standard në lidhje me miellin që do të futet nga jashtë, pasi edhe ai duhet të jetë i pasuruar me përbërësit e mësipërm", - shprehen specialistët e ministrisë. Gjithashtu, ata shpjegojnë se detyrën për të vendosur kontrollin përkatës e ka Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. " Është pikërisht Ministria e Bujqësisë që duhet të merret me kontrollin doganor. Deri në momentin që nuk do të vendoset se si do të veprohet nga ana e tyre, ne nuk mund të ndërmarrim asnjë masë", - shpjeguan specialistët.
MINISTRIA E BUJQËSISˠ
Të interesuar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në lidhje me kontrollin doganor të miellit që importohet nga jashtë dhe për vendosjen e kriterit të pasurimit të tij me zink, acid folik, hekur dhe vitaminë B12 nuk mundëm të merrnin një përgjigje të saktë. Edhe pse insistuam disa herë për të marrë një përgjigje konkrete se deri në çfarë pike kishte arritur kjo praktikë, nuk mundëm të takonim asnjë specialist që mund të përgjigjej në lidhje me këtë çështje.
SITUATA
Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të kequshqyerjes 19 % e fëmijëve nën 5 vjeç, rezultojnë me prapambetje në rritje, gjatësi, mbipeshë e probleme të tjera, ndërkohë që në total rreth 30 për qind e popullsisë në vendin tonë vuan nga anemia. Sipas specialistëve anemia mund të takohet në çdo moshë. Përgjithësisht më të ekspozuar janë adoleshentët që nuk kanë një dietë ushqimore të ekuilibruar, gratë shtatzëna apo femrat që kanë probleme me ciklin menstrual. Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, vendit tonë trajtimi i anemisë nga mungesa e hekurit i kushton 20 milionë. Ndërkohë që, për sa i përket pasurimit të miellit me këto mikro-substanca, gjatë momentit të lançimit të nismës parashikohej të shpenzoheshin 1 milion dollarë në vit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)