Djegia e ish-të burgosurve, ish-zëdhënësi i Berishës në krye të protestës para OKB
SHBA- Në datën 13 tetor, Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci organizoi para selisë së OKB-së, një manifestim solidariteti në mbështetje të grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë.
Manifestimi u moderua nga ish-zëdhënësi i Kryeministrit, Grid Rroji, një nga bashkëthemeluesit e Forumit për Demokraci.
Rroji e hapi manifestimin e solidaritetit me letrën e ishtë burgosurit politik, Sami Repishti, i cili iu drejtohej qeveritarëve të Shqipërisë të respektojnë jetën.
Në letër midis të tjerash thuhej se “heshtja e Qeverisë është jo vetëm skandaloze, por edhe e rrezikshme”, referuar tentantivës së dy ish-të burgosurve politikë, Gjergj Ndreca e Ilirak Bejko, për t’u vetëflijuar duke u djegur me benzinë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)