E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja mbërrin në Portugali

Kombëtarja e Shqipërisë la Budapestin dhe u nis drejt Portugalisë, ndaj së cilës do të zhvillojë takimin e katërt në Grupin 1, por dhe të katërtin kundër luzitanëve.

Kuqezinjtë do të sistemohen në Guimaresh. Ndeshja kundër luzitanëve do të luhet në Braga. Armend Dallku do të mungojë kundër Portugalisë për shkak të plotësimit të dy kartonëve të verdhë.

Në tre takimet e para, 2 zyrtare e një miqësore kemi humbur: 0-3 në Tiranë (09.10.1996); 2-0 në Oporto (07.06.1997) dhe në miqësoren vitit 2003: 5-3, Aliaj (2) e Tare (1), ishin autorët e golave për Shqipërinë.

Trajneri Ari Han është tekniku i katërt i Kombëtares, i cili përballet kundër Portugalisë, më parë kanë qenë Neptun Bajko (i cili dha dorëheqjen pikërisht pas humbjes 0-3 në Tiranë), Astrit Hafizi (humbi 2-0) dhe gjermani Hans Peter Brigel (në miqësoren e vitit 2003 të humbur 5-3).

Nga formacioni i ndeshjes së fundit të Shqipërisë kundër Portugalisë në grupin që drejton Ari Hani luajnë ende Lorik Cana, Ervin Skela, Klodian Duro, Elvin Beqiri. Në takimin e përfunduar 5-3 për portugezët ka luajtur edhe Kristiano Ronaldo.

E Hene, 13 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›