E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli: Rikthehem ne derbi me Dinamon!

Migen Memelli, shenuesi me i mire i edicionit te kaluar, do te jete i gatshem per sulmin e Tiranes ne sfiden derbi, ndaj Dinamos. Derbi i kryeqytetit do te luhet ne javen e shtate te kampionatit, ne mes te muajit tjeter. Lojtari, qe i mungon formacionit te Tiranes prej disa muajve, shpreson qe te riaftesohet deri ne ndeshjen me te rendesishme dhe qe shihet percaktuese per objektivin final, pas nje fitore ndaj bluve do te shtonte shanset e 24 here kampioneve te vendit per te mbrojtur kuroren. Dinamo dhe Tirana shihen si rivale kryesore per titullin kampion, ne edicionin e radhes, ndaj edhe Memelli synon qe te rikthehet, pse jo me nje gol ne ndeshjen derbi. - "Shpresoj qe te rikthehem ne ndeshjen derbi, me Dinamon, e cila sfida me e rendesishme e fazes se pare per ekipin tim," - theksoi Migen Memelli, i cili po zhvillon disa dite stervitje individuale dhe pret qe te bashkohet me grupin sa me shpejt ne stervitje. Tirana nuk e ka nisur mire edicionin e ri, ndryshe nga Dinamo, apo Besa qe do te perballet ne kete jave, me bardheblute. "Paraqitja e Tiranes nuk ka qene as e mire dhe as e keqe, ne javet e para. Fitorja e fundit ne Erseke ishte e rendesishme. Mungesat e disa lojtareve kane qene shkak per rezultatet e fundit, por besoj se do te arrijme maksimumin ne ndeshjet e tjera. Kampionati eshte i gjate dhe Tirana mendoj se do te jete serish nje pretendente per titullin kampion," - shpjegon me tej sulmuesi bardheblu. Autori i 22 golave ne kampionatin e vjetshem iu bashkua kontingjentit kuqezi, ne prag te ndeshjes me Portugaline, ku edhe u demtua gjate stervitjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›