E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: permiresimi i ekonomise kaloi parashikimet me optimiste

Zhvillimet aktuale ne sistemin financiar tregojne se situata e pergjithshme ne sektorin bankar po shenon permiresime te vazhdueshme. Ka nje kthim te depozitave ne sistemin bankar, gje qe flet per forcimin e besimit te publikut. Po keshtu, edhe kredia per ekonomine ka shenja rigjallerimi. Shenjat e permiresimit ne sistemin bankar shqiptar i dha guvernatori Fullani gjate konferences se 8 te Bankes se Shqiperise "Leksione nga Kriza". Sipas kreut te Bankes Qendrore nje zhvillim tjeter pozitiv eshte fakti qe aktualisht po preferohet kredidhenia ne monedhe kombetare. Te gjitha keto zhvillime po ndodhin ne nje klime me optimiste ne tregjet evropiane. Statistikat tregojne se rimekembja nga kriza ka filluar madje me shpejt sesa edhe parashikimet me optimiste. "Kriza e fundit e ben te domosdoshme natyren parandaluese dhe pararendese te supervizionit dhe te rregullimeve ligjore ne pergjithesi. Mendoj se, nje kuader rregullator eshte vertet i efektshem dhe i suksesshem, kur nderthur thjeshtesine dhe transparencen e metodes se bazuar ne rregulla me karakteristikat elastike dhe vizionare te nje metode te bazuar ne parime" cilesoi Fullani. Ne cdo rast, tha ai, kjo gje eshte e domosdoshme, per t'i bere bankat te pergjegjshme, per te bindur mbikeqyresin per karakteristikat e rrezikut dhe te kthimit te produkteve te ndryshme te reja, brenda dhe jashte bilancit para se ato te kapercejne nje kufi te caktuar ne madhesi dhe ekspozim, qe mbart nje rrezik te rritur. Banka e Shqiperise nga ana e saj eshte duke punuar per te identifikuar ne menyre konkrete drejtimet qe kane nevoje per ndryshim. Kriza aktuale, vertetoi nje shqetesimin e kahershem ne lidhje me ekspozimin e rajonit tone ndaj nje grupi relativisht te vogel operatoresh bankare me shtrirje te gjere rajonale. "Nje goditje e bankes meme do te prekte nje ose disa vende te rajonit. Nje rrezik i tille do te ekzistonte edhe ne rastin kur nje prej bijave ne rajon do te pesonte goditje. Edhe ne kete rast rreziku i infektimit te bijave te tjera do te ishte i pranishem" shtoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›