Kule premton per regjistrim te diplomave te drejtesise
Rektori i Universitetit te Tiranes, deklaron per here te pare se ceshtja e rreth 1500 studenteve te fakultetit te Drejtesise, per diplomat e tyre do te zgjidhet shume shpejt. Ai thote se keta studente, jane diplomuar ne baze te te gjitha dispozitave ligjore, dhe se problemi i regjistrimit te diplomave nga Ministria e Arsimit , do te zgjidhet brenda pak ditesh. "Po ta shohesh nga pikepamja ligjore, diplomat 3-vjecare nuk kane baze ligjore. Diplomat 4-vjecare jane qartazi te ligjshme. Meqenese ka pasur nje problem diskutimi per permbajtjen, e cila kam mendimin tashme eshte e konfirmuar ne themelet e veta, madje ka pasur dhe nje prononcim te ish ministrit te drejtesise, ku qartazi kerkon qe ligji e ka totalisht te qarte se cfare diplomash jane ato. Dhe meqenese ka qene ky proces diskutimi, ka shkuar per regjistrim, dhe keto diploma do te regjistrohen dhe do te marrin ate qe ua jep ligji", u shpreh Dhori Kule, rektor i Universitetit te Tiranes. Rektori Kule eshte ndalur dhe ne procesin e akreditimit te universitetit qe ai drejton, i cili do te behet nga Keshilli Britanik i Akreditimit. Ai thote se tashme kerkesa i ka shkuar zyrtarisht ketij keshilli, dhe brenda vitit, ky proces do te nise. "Ceshtja e akreditimit do te nise patjeter, verifikohen ne menyre komplekse te gjithe elementet qe kane te bejne me shkollen. Shikohet cilesia e mesimdhenies, tekstet qe perdoren, niveli i studenteve, infrastruktura", vijon Kule. Rektori i UT-se, tha se me procesin e akreditimit, universiteti i Tiranes, ploteson te gjitha kushtet per tu renditur, perkrah atyre evropiane, por edhe me gjere.