E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihallaq Andrea, mos u dëshpëro që smund të ecësh, ti fluturon

Mes letrave, e-mailave dhe me mesazheve të panumërta që merr pandërprerë gjiganti i serenatave të Korçës, Mihallaq Andrea, është dhe kjo letër. Kantautori ynë i njohur, vendosi tia besojë për botim gazetës sonë.

Nga GAQO BAZE  

mihallaqandrea-pasditetchI nderuar Mihallaq! Dëshiroj të jeni mirë me shëndet, mes duartrokitjeve. Besoj dhe dëshiroj që të jeni në vijën e parë të frontit të krijimeve tuaja të reja. Si shumë e shumë të tjerë edhe unë dëgjoj vazhdimisht këngët tuaja dhe kuptoj se ato kanë një vitalitet shpirtëror,se ato ndezin zjarrin e kujtimeve dhe të një nostalgjie të së kaluarës sonë. Po të shkruaj për diçka që më ka lënë mbresa
Dita solli që një kushëriri im të vinte vizitor nga Amerika. Më ra në sy se gjithë ato dekada largimi dhe që jetonte aty, një vend ku nuk kishte shqiptarë i kishin venitur në shpirtin e tij mjaft nga aspektet e jetës sonë. Me muzikë merrej pak, dhe a thua ti kishte harruar këngët tona, të rinise së tij?! I fola për këngët korçare dhe sidomos për ty.
U përqendrova në një intervistë të para do kohe që i pate dhënë shkrimtarit dhe publicistit Riza Lahi. Tregoi një lloj interesi, e pastaj i propozova që të dëgjonim disa këngë nga të tuat. Ndërpreu bisedën dhe ndezi një cigare. Kërkoi një kafe të fortë. Diçka po ziente brenda tij.
- A i mban mend këngët korçare i thashë. Të kujtohen këngët O moj korçare sa e bukur je, Krehmi leshkat? A të kujtohet kafeneja e Pandës dhe më lart, ajo e Birra Korçës? Patjetër që ti ke shkuar atje ku shërbente Pandi Kuqka që spërtonte për asnjë çast por fluturonte me diskun me gota birre të freskët! A po stë kujtohet Petro Dula që me kitarë, ulur diku në një qoshe ia merrte këngëve të tij të pavdekshme?
Menjëherë i vura këngën tënde Birra Korça. Unë po ndiqja reagimin e tij. Si piu kafen,ndezi cigaren e dytë, e më pas të tretën. E kështu deri sa mbaroi disku. Befas mu drejtua me ndrojtje:
-A mund të ma falesh mua këtë CD?
Dhe fjalët filloi ti vërtitej nëpër dhëmbë. Kuptova çfarë kishte ndodhur. Të nesërmen i inçizova disa këngë nga kori karakteristik dhe nga të tuat. I mori sikur i dhashë ndonjë thesar. Disa ditë më vonë më morri në telefon nga Amerika.
-Të falenderoj nga zemra për CD. E dëgjoj çdo ditë dhe më mbushën sytë me lot. Edhe djemtë e mi që kanë lindur këtu i pëlqejnë shumë. I thuaj Mihallaqit shumë të fala nga ne dhe po është e mundur të vijë këtu për koncert dhe ne e presim krahëhapur.
E shikon Mihallaq se çfarë zjarri ndez kënga tënde? Do të të tregoj edhe diçka tjetër. Ishte një ditë e ngrohtë vjeshte. Kështu e nisi bisedën një miku im. Ai tek po zbriste nga shëtitorja në kodrat e qytetit i ra mes për mes kafenesë verore përbri Birra Korçës. Këngët tënde që transmetonte altoparlanti i kafenesë plotësonte kuadrin magjik të asaj ditë.
Dikush e thirri nga një tavolinë përballë. -Po ku je mor burrë, afrohu të pimë nga një gotë nga kjo birrë. Ka të drejtë Mihallaqi kur këndoi se është birra më e mirë në botë.
Dhe ia morën këngës: Çdo dit ngjitemi shokë /Lart ne birra Korça/ Mes pemëve tavolina/ Mes tyre ne këndojmë..
Ishte një duet sa i bukur, aq edhe emocional.
-Sa romantikë që jeni-ju foli shoku imSa bukur i jetoni këngët e Mihallaqit?!
Këtu e ka burimin fantazia-dhe si në një operetë vazhduan: jo jo në botë ska /Si birra Korça jonë /Eja e dashur eja /Me mua ta shijojmë
-E shikoni, vazhdoi njëri prej tyre-këtë kënge ai e ka kompozuar për këtë vend dhe këtë birrë. Emocioni bëri që miku im , ngriti gotën dhe tha: -Ta ngremë një gotë për Mihallaqin. Dhe menjëherë tri gota u trokitën dhe tri gojë e përpinë atë birrë porsi ambroze. Dhe ty, siç thotë populli të zuri lemza. Mendoja. Këngët tënde preferohen shumë dhe ti porsi Orfeu u sjell gëzim. Nëpër fejesa e martesa. Gëzime familjare dhe tavolina shoqërie.
E kur dhëndri vështron vjedhurazi nusen e tij i kujtohen fjalët e një kënge nga të tuat: Eja o engjëll më përqafo E mjera zemër sa shumë të do
Sa mijra kaseta e disqe janë shitur këtu në diasporë! Vetëm në Amerikë u shitën mijra e mijra. Por ne, simpatizantët, dëshirojmë që krahas këngës tënde vetëm me kitarë dhe orkestrinën e vogël e simpatike, për shumë këngë ti kalosh dhe me orkestër me formacion të plotë dhe me incizim ultrasterio. Bobo ku do të arrish. Ti vetëm krijo; arti ska fund. Simpatizantët tuaj të duartrokasin. Në këtë çast më vjen nër mend Napoleoni i cili pat thënë se Ndërsa ushtaraku ka nevoje për dekorata ,artisti ka nevojë për duartrokitje.
Më ka rënë në sy se kur dëgjojmë këngët tënde, në disa raste ndonjërit i ndritin sytë. Të tjerë kafshojnë buzët. A nuk janë këto mbi duartrokitjet?! Ti ske mbaruar konservatorin,por diplomën tënde e ka vulosur Perëndia që ti e çmon aq shumë. Mos harro se shpirti qëndron mbi trupin. Pra mos u dëshpëro që smund të ecëshse ti fluturon. Fluturon lart e lart.
Bromp me një gotë birrë nga Birra Korça. Përqafime Gaqo Baze

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›